Përlotet Gerta Heta: Falenderoj çdo
natë Zotin për shëndetin e vajzës

Përlotet Gerta Heta: Falenderoj çdo<br />natë Zotin për shëndetin e vajzës<br>
Moderatorja e njohur Gerta Heta është emocionuar sot në emisionin “Rreze Dielli” ndërsa foli për vajzën e saj të vogël Matea, e cila 2 vjet më parë fitoi betejën me jetën pas një lindje të parakohshme, ndërsa binjakja e saj nuk ia doli dot.

“Vajza e vogël është mrekullia e Zotit. Ka jetuar 2 muaj në inkubator, por tashmë është njëlloj si fëmijët e tjerë. 2 muaj në inkubator, mund të kishte shumë pasoja. Natë për natë unë falenderoj Zotin për këtë mrekulli”-tha Heta duke shtuar se i është mirënjohëse edhe të gjithë atyre njerëzve që iu gjendën pranë në ato ditë të vështira të jetës së saj.

Tashmë nënë e dy vajzave, Gerta foli edhe për raportin mes motrave dhe xhelozinë e vajzës së madhe, Lunës pas ardhjes në jetë të Mateas. “Fillimisht Luna u bë e papërballueshme sepse i mungonte vëmendja. U bë tjetër person. Por tani e do shumë Matean dhe është bërë shumë tolerante. Tani është mësuar që ka 1 motër që edhe duhet ta tolerojë”.

E pyetur nga gazetarja Erjona Rusi, nëse ka dëshirë që të ketë një fëmijë të tretë, moderatorja tha se as që e mendon një gjë të tillë pas vështirësive që pati 2 vjet më parë, megjithëse bashkëshorti i saj e dëshiron një djalë.

Heta tregoi edhe të rejat e saj më të fundit për karrierën profesionale, ku tashmë ka marrë drejtimin e radios “Kiss FM” por edhe për dëshirën për tju rikthyer një tjetër pasioni të madh, këngës.

“Unë që nga shtatori kam marrë drejtimin e një radio. Është e vështire sepse rrjetet sociale po mbysin televizionin dhe jo me radion. E kam lënë këngën pak pas dore, edhe pse e kam pasur gjithmonë si hobi. Por mund ti rikthehem sërish, megjithëse nuk di se me çfarë zhanri duhet të rikthehem. Unë dikur kam bërë tekno-dance, nuk e di se si do të perceptohej nga publiku”-u shpreh moderatorja e njohur.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema