Përlotet Valbona Selimllari:
Përjetimi im gjatë shtatzënisë së dytë

Përlotet Valbona Selimllari:<br />Përjetimi im gjatë shtatzënisë së dytë
Valbona Selimllari foli publikisht për tre fëmijët e saj: Denin, Kenin dhe vajzën e vogël, Vivien. Në një intervistë për emisionin e Rudina Magjistarit ajo pohoi se ndjesia e të qenit nënë është më e mrekullueshmja, ende nuk i besohet si mundi të sjellë në jetë tre fëmijë dhe t'i dojë ata njësoj, shumë.

Por teksa tregonte letrat që i shkruajnë fëmijët kur duan t'i shprehin dashurinë, apo kur duan t'i kërkojnë falje, Valbona Selimllari përjetoi një moment prekës. Ajo rrëfeu se kur ishte bërë nënë për herë të parë, gjithë dashurinë dhe kujdesin ia kishte kushtuar Denit, tani 11 vjeç.

Gjatë shtatzënisë së dytë kishte nisur të ndiente frikë për djalin më të madh, sepse i dukej se do ta linte pas dore me lindjen e fëmijës së dytë, Kenit.

"Më kujtohet kur do të lindte Keni. Pata një frikë shumë të madhe. Më dukej sikur do të më duhej të ndaja dashurinë mes njërit dhe tjetrit. Mendoja se kur të lindte Keni, do të merrte nga dashuria që kisha për Denin. Por kjo është diçka kaq e natyrshme, vjen kaq bukur. Ka kaq shumë dashuri brenda teje, ka vend për të tërë, mund të bësh fëmijë sa të duash dhe të kesh dashuri për të gjithë."

Gjashtë vite më pas, ajo solli në jetë edhe vajzën e vogël, Vivien, e cila tani është tre vjeç. Valbona shpjegoi se përpiqet t'u shpjegojë pasojat e gabimeve të tyre dhe mbi të gjitha, se ndonjëherë duhet të kërkojnë falje.

"Bëhem ndonjëherë pak e sertë, por ata janë gjithmonë të falur, sigurisht."/Anabel

[gallery]19471[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital

Itali/ Shqiptari plagos me thikë italianin, 52 vjeçari përfundon në spital