Në Shirgjan të Elbasanit po mbyllet regjistrimi fillestar i pronave dhe shifrat janë konkrete: 1690 ngastra janë në proces matjeje dhe pasqyrimi në regjistrin kadastral.

Sipas kryeministrit Edi Rama, 267 hektarë tokë bujqësore po regjistrohen menjëherë në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, ndërsa 285 familje bujqësore do të pajisen me certifikata pronësie.

Paralelisht, po verifikohen edhe ndërtesat pa titull. Ekipet po trokasin në rreth 700 objekte, nga shtëpi të vjetra deri te ndërtesa të palegalizuara, për të trajtuar çdo pasuri që ende nuk është futur në regjistër.

Procesi, sipas Ramës, po zhvillohet me angazhim në terren dhe me synimin për t’u dhënë zgjidhje konkrete qytetarëve.

Njoftimi i plotë i Kryeministrit Rama në Facebook

"Në Shirgjan të Elbasanit, po përmbyllim me sukses regjistrimin fillestar nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. 1690 ngastra po maten dhe pasqyrohen në regjistrin kadastral,  267 ha tokë bujqësore e evidentuar po regjistrohet menjëherë,  285 familje bujqësore do të pajisen me certifikatë pronësie.  Po trokasim në rreth 700 ndërtesa për të trajtuar çdo pasuri pa titull pronësie – nga shtëpitë e vjetra te ndërtesat e palegalizuara Angazhim në terren, transparencë në proces dhe zgjidhje konkrete për qytetarë"