Përmbyllet java europiane/ Soreca: Integrimi i Shqipërisë në BE do të ndodhë shumë shpejt

11 maji shënon përmbylljen e javës europiane. Në Shqipëri janë vijuar një sërë aktivitetesh, në fokus të së cilave kanë qenë të rinjtë. Aktiviteti i fundit, u zhvillua në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit, në të cilën ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca. Në fjalën e tij, Soreca u shpreh se gjatë kësaj javë ka pasur fatin për të takuar shumë të rinj shqiptarë që i kanë lënë shumë mbresa, e ndërsa iu drejtuar të rinjve si qytetarët të ardhshëm të BE-së.

"Nuk mund ta kishim mbyllur më bukur, me mesazhin e angazhimit,  pasionit për të ardhmen, sepse ju të rinjtë jeni e ardhmja e Shqipëri dhe si ambasador  i BE them se  ju do të jeni qytetarët e ardhshëm e Europës. E them seriozisht që kjo gjë do të ndodhë shumë shpejt. Nuk e mbaj mend numrin e aktivitetet që janë zhvilluar në kuadër të javës Europiane. Gjatë kësaj jave, kam pasur mundësinë që të takohem me mijëra të rinj dhe dua të them që më kanë lënë shumë mbresa. Rinia dhe e ardhmja e tyre është shumë e rëndësishme dhe ne duhet të bëjmë të pamundur për t'i përgatitur ato për të ardhmen", tha Soreca.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ledio: 11/05/2019 16:31

    Eaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës