Studimi bazohet në thesarin e mijëra sendeve të fiseve aborigjene, të zbuluara në strehën e një shkëmbi në territorin verior të quajtur “Madjedbebe”, pranë Parkut Kombëtar të Kakadut, i përfshirë në Listen e Trashëgimisë Botërore.
”Njerëzit e parë mbërritën në kontinentin australian para zhdukjes së megafaunave si gjitarët gjigantë që ushqeheshin me bimë dhe i ngjanin një ariu të vogël me këmbë të shkurtra apo kangurë me fytyrë dhe hundë disproporcionale”, sipas revistës ”Nature”.
Koha e mbërritjes së popullsisë në vend është një temë që ka shkaktuar shumë debate për dekada me radhë, ku studime të shumta kanë treguar se procesi i vendosjes së fiseve aborigjenë në Australi ka ndodhur rreth 47 000 dhe 60 000 vjet më parë.
Shkencëtarët raportuan se ky zbulim i kryer nga një ekip arkeologësh dhe specialistësh ka një rëndësi të madhe globale për historinë e evolucionit njerëzor.
“Vendi i quajtur ‘Madjedbebe’ përmban teknologjinë më të vjetër të sëpatës së gurit në botë, mjetet më të vjetra të bluarjes së farës në Australi dhe thika prej guri të gdhendur “, tha Chris Clarkson, një profesor në universitetin e “Queensland” i cili mori pjesë në studim.
“Ajo që na ka habitur të gjithëve, në një rajon të njohur për artin e tij të gdhendjeve në gur, janë sasi të mëdha të okërve tokësore dhe dëshmi të përpunimit të okërve të gjetura në vend, nga shtresa më të thella deri në këto më në sipërfaqe “, tha Clarkson.
“Okëri është një pigment natyral ose ngjyrues i përdorur në pikturë. Ata kanë qënë me të vërtetë artistë inovativë dhe dinamikë”, shtoi Clarkson.
Hulumtuesit kanë përdorur emetimet e dritës së stimuluar optikisht për të zbuluar se kur ishte hera e fundit që një grumbull rëre, kokrrat e së cilës u hoqën në mënyrë individuale ishin ekspozuar ndaj dritës së diellit, së bashku me analizën e hollësishme shkencore të sendeve të vjetëra.
Shpella e ” Madjedbebe”, e vendosur 300 kilometra nga Darvini, kryeqyteti i territorit verior, është zbuluar katër herë që nga viti 1970, dhe së fundi në 2012 dhe 2015 nga ekipi i Clarkson në partneritet me mbikqyrësit vendas aborigjenë.
Ky vend ndodhet në tokën indigjene në Jabiluka.
Fushata e liderëve aborigjenë kundër minierave të uraniumit, rezultoi e suksesshme duke bërë që Rio Tinto,( një kompani globale e minierave që fokusohet në gjetjen, minierat dhe përpunimin e burimeve minerale të tokës) të ndalonte punimet dy dekada më pare. /ATA
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com