Përmbytjet/ Basha në Sukth: PS i la investimet përgjysmë! Fjalë shumë, zero punë (VIDEO)

DURRËS- Situata e përmbytjeve, e ndali kryedemokratin Lulzim Basha në Sukth të Durrësit.

Banorët iu ankuan shefit të opozitës se investimet që do të shmangnin përmbytjet, janë lënë përgjysmë.  Fajtor, Basha bën kryeministrin Rama, për të cilin thotë se hap thesin e premtimeve vetëm në prag zgjedhjesh.

Basha kërkoi që në zonat e përmbytura qeveria të vihet në gatishmëri dhe të sigurojë ushqime dhe medikamente për qytetarët të cilët e kanë të pamundur qarkullimin.

Biseda e Bashës me banorët e zonës
Banori- Bashës: Nuk është bërë asgjë prej katër vjetësh. Kemi bërë investime vetë. Në këtë lagje, kemi bërë investime vetë, kanë shit lopën e vicin. Sot 20 familje ishin të bllokuara. Një kanal që e ka bërë Enver Hoxha, ka meritat e veta do ta përmendim. Sot përmbytet e gjithë kjo zonë për shumë pak investime, për investime shumë të thjeshta.

Basha: Kanë ardhur ato të qeverisë, kanë thënë do bëjmë investime. A bënë?

Banori: Kanë ngelur në mes. Prandaj ka ndodhur përmbytja. Urën e kemi ndërtuar vetë, kemi 3 javë pa ujë. Nuk po kërkojmë  të rrëzojmë shtetin, as t’ia japim PD, por duam që premtimet që na jepen, të mbahen.

Basha: Premtimet i ka dhënë, investime nuk ka bërë.

Banori: Në çdo shtet të botës kjo nuk lejohet.

Basha: Kur erdha rrugës, si liqen ishte bërë. Problemi është ky, se isha dje edhe në zona të tjera. Për fat të mirë reshjet janë ulur, por situata po vazhdon. Duhet të merren masa, po të ishin bërë investime, nuk do ishte kjo situatë. Fjalë shumë, punë zero apo pak, faturën e paguani ju. E dyta, ndërkohë që njerëzit janë në këtë situatë, ministrat e qeverisë shtrohen në restoratetet në luksose, kjo është kriminale. Duhet një qeveri që mendon për ju, jo për vete, po kur mendon për vete, punët lihen përgjysmë. Disa familje mund të kenë nevojë për medikamente, për ndihmë ushqimore, sepse kjo zonë është goditur nga tërmeti u shkatërruan dhe të mbjellat. Pra për një qeveri që mendon për ju, investimet duhet të bëhen, sepse nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur. Nëse do mendonin për ju, nuk do ishin në restorantet më luksoze në botë, por do ishin duke dhënë llogari. Thesin e premtimeve e hapin kur vijnë zgjedhjet, por nuk bëjnë asnjë gjë, e njëjta situatë kudo, në Shkodër, në Lezhë, e qytetet e tjera.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • JamKushJam: 11/01/2021 19:19

    hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha.... po mire mo kungull, pse i lejove qe te ndertohej gjat kohes se babes tat Sali Protopapes??? Ja kjo eshte vota pro Saliut!!! Tani qahen e qurrepsen pse u permbyt!!! Ky zoteria i thote lulushkes eshte ne dore te Zotit, e ky gjumashi i thote amen. Qe aty vertetohet se dhe kur te vij ne pushtet zotit ka per tia lene 5 pikshin e planit te tij qeverises... hahahahahahahahahahahaha PS: ore po ato shpite rrotull ketij zoterise sikur s'kishin uje apo me ben syte?????

    Përgjigju
  • Kacidhe: 11/01/2021 17:45

    Lulish bibilush shko haj nonje koqe rrush se dihet qe mire nuk mbush

    Përgjigju
  • goni: 11/01/2021 16:04

    na moren ne qafe o kryetar. po i shalla vjen ti , besoj e ke gati planin me 5 pika per permbytjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat