Përmbytjet e muajve mars-prill 2018, bashkia e Shkodrës llogarit dëmshpërblimet

Përmbytjet e muajve mars-prill 2018, bashkia e Shkodrës llogarit dëmshpërblimet

Foto ilustruese

Përmbytjet gjatë muajve mars-prill gjatë këtij viti në Bashkinë e Shkodrës shkaktuan mjaft dëme, kryesisht në zonat rurale. Kështu Bashkia e Shkodrës ka njoftuar nëpëmjet faqes zyrtare se ka llogaritur dhe vlerësuar dëmet e shkaktuara që kapin vlerën prej 310.974.940 lekë. Llogaritja e dëmeve është bërë bazuar në çmimet aktuale të vlerësuara. Është llogaritur, gjithashtu, vlera e dëmeve sipas çdo kulture bujqësore dhe vlera e dëmit për çdo familje bujqësore.

Nisur nga situata e krijuar në territorin e Bashkisë Shkodër gjatë muajve Mars-Prill 2018, fillimisht nga reshjet e borës në pjesën malore (NjA e Dukagjinit deri poshtë ne Rrethinat), dhe më pas nga rreshjet e shiut dhe prurjet e larta të Kaskadës së Drinit në pjesën e ultësirës (NënShkodra), Bashkia Shkodër në përputhje me përgjesitë dhe instrumentat që administron mori të gjitha masat e nevojshme për njoftimin e popullatës si dhe mobilizimin e strukturave të varësisë për menaxhimin e situatave që parashikoheshin të krijohen si pasoja të ndërthurjes së shumë faktorëve, objektiv dhe subjektiv, në territor.

Kemi ndjekur situatën dhe shkëmbyer informacionet me të gjitha strukturat dhe institucionet përgjegjëse për administrimin e Emergjencave Civile në Qark dhe me ato të nivelit kombëtar, duke synuar sigurimin e informacioneve të sakta e korrekte, në rrugë institucionale, ashtu siç parashikohen në bazën ligjore përkatëse.

Falë edhe përvojës së krijuar nga situata të ngjashme vite më parë, u vlerësua se impaktet më të mëdha nga përmbytja e mundshme do t’i kishte sektori bujqësor dhe ai blegtoral, dhe, jo më pak në banesa dhe biznese, nëse përmbytja do të ishte e thellë. Për këtë Komisioni per Emergjenca Civile pranë Bashkisë Shkodër, ka vlerësuar si shumë të rëndësishme ndjekjen e punës për menaxhimin e situatës sipas prioriteteve kryesore për çdo fazë të ngjarjes:

1. Para ngjarjes

- Verifikimi i funksionimit të kanaleve për njoftimin e popullatës për situaten dhe ngritja e sistemit për marrjen dhe shkëmbimin e informacionit sipas sektorëve përkatës.

- Verifikimi i funksionimit të infrastrukturave mbrojtëse në territor dhe marrja e masave për përmirësimin e difekteve të vërejtura në bashkëpunim dhe me institucione të tjera si dhe verifikimi i gatishmërisë së strukturave dhe mjeteve në dispozicion të Bashkisë.

2. Gjatë ngjarjes

- Lajmërimi i popullatës për evakuim dhe marrja e masave për strehimin e familjeve të rrezikuara.
- Ndërhyrjet për evakuimet e gjësë së gjallës.
- Marrja e masave për pritjen, magazinimin dhe furnizimin me ushqime dhe mjete të tjera të popullatës si dhe gjësë së gjallë.

3. Pas ngjarjes

- Ngritja e grupeve të punës për vlerësimin e situatës në territor sipas sektorëve të ndikuar dhe marrja e masave për kthimin në normalitet. Duke qenë se për pjesën më të madhe të aktiviteteve të zhvilluara nga Bashkia Shkodër për menaxhmin e situatës emergjente të krijuar kemi njoftuar, njëkohësisht, në rrugë institucionale, por edhe publikisht përmes mediave lokale dhe atyre kombëtare, të gjithw institucionet përkatwse sikurse: Kryeministrinë, Ministrinë e Mbrojtjes, Miinistrië e Bujqësisë, Ushqimit, Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Zhvillimit Rural, Institucionin e Prefektit, Këshillin e Qarkut Shkodwr, omisionin e Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër, e shohim shumë të nevojshme dhe të dobishme të vëmë në dispozicion materialet dhe informacionet që pasqyrojnë punën e bërë për konstatimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkatuara në sektorin bujqësor e blegtoral, vreshtari, agrume dhe bime dekorative etj. I gjithë aktiviteti është bërë në zbatim të bazës ligjore që normon punën e administratës si dhe të Urdhërit të Kryetares të Bashkisë Nr. 317 datë 13.04.2018 "Për ngritjen e grupeve të punës" për evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet gjatë muajit mars-prill 2018. 

Mbasi është inspektuar i gjithë territori i Bashkisë Shkodër dhe mbështetur edhe në të dhënat e mbledhura nga specialistët tanë në çdo Njësi Admnistrative, por dhe kërkesat nga vetë fermerët, në disa raste është vërejtur se të gjitha Njësitë Admnistrative të NënShkodrës (Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe Rrethinat) janë prekur nga përmbytja dhe rrjedhimisht janë shënuar dëme të shkaktuara kryesisht në kulturat bujqësore. 

Janë ngritur pesë grupe pune të verifikimit në terren, të përbërë secili nga një specialist i Drejtorisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Trajtimit të AMTP-ve, një specialist i Drejtorisë së Shërbimeve Bujqësore dhe pyjore si dhe Kryetari i fshatit përkatës.  Grupet e punës janë pajisur me bazën materiale praraprake dhe konkretisht me: Printimi III për Zonat Kadastrale të Rilevuara, harta kadastrale të shkallës 1:5000 dhe 1:2500, proces-verbal konstatimi[1]. 

Puna për verifikimin e dëmeve në terren ka filluar me datë 16 Prill 2018 dhe ka vazhduar deri me datë 25 Maj 2018. Grupet e punës në terren kanë verifikuar të gjithë zonën e përmbytur në pesë Njësitë Administrative: Ana e Malit, Bërdicë, Dajc,Velipojë dhe Rrethinat. Gjatë verifikimit në terren nga grupet e punës janë plotësuar dhe administruar pranë Drejtorisë së Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Trajtimit të AMTP-ve 3583 procesverbale të evidentimit të dëmeve në bujqësi të pasqyruara këto sipas numrave të pasurive me një numër prej 4965 parcela.

Me përfundimin e verifikimit në terren, Drejtoria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Trajtimit të AMTP-ve, ka vazhduar me hedhjen e të dhënave të proces-verbaleve në database. Këto të dhëna përfshijnë emrin, mbiemrin e përdoruesit faktik të tokës bujqësore, kulturën e mbjellur, sipërfaqen e dëmtuar, shkallën e dëmtimit, numrin e bimëve, moshën e kulturës. Mbas përpunimit të të dhënave të procesverbaleve të evidentimit rezulton një sipërfaqe e dëmtuar me kultura bujqësore në një total prej 2078.9 ha.

Vlera e përllogaritur e këtyre dëmeve kap vlerën prej 310.974.940 lekë . Llogaritja e dëmeve është bërë bazuar në çmimet aktuale të vlerësuara

[2]. Është llogaritur, gjithashtu, vlera e dëmeve sipas çdo kulture bujqësore dhe vlera e dëmit për çdo familje bujqësore. Dëmet në kultura ndahen si më poshtë :

Tabela me vlerësimet sipas kulturave bujqësore )

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave