Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka inspektuar ditën e sotme të gjithë zonë e përmbytur në Obot të Njësisë Administrative Ana e Malit. E vetmja mundësi për të parë nga afër situatën e rëndë dhe për të takuar banorët totalisht të izoluar është lundrimi me varkat e ushtrisë. Mijëra hektarë tokë janë të mbuluara nga uji, të gjitha kulturat bujqësore janë të dëmtuara nga qëndrimi i ujit prej më shumë se dy javësh, ndërsa uji ka hyrë edhe në banesa.
/Shqiptarja.com
Kryetarja e Bashkisë i ka siguruar banorët se do të vijojë të kërkojë shpalljen e gjendjes se emergjencës. Ademi ka paralajmëruar edhe padi në prokurori për shpërdorim detyre si për keqmenaxhim të kaskadës së Drinit por edhe për mosshpalljen e gjendjes së emergjencës nga strukturat përgjegjëse shtetërore. Kryebashkiakja kërkoi prej disa ditësh që të shpallet gjendja e emergjencës për disa zona në Shkodër nga përmbytjet, por u refuzua nga prefekti.
d.b/shqiptarja.com











