Përmbytjet në Vlorë, tërhiqet uji nga lagjet por garazhet e pallateve janë plot, sot pritet ndërhyrja! Dredha: Kemi bërë strategji të qartë

Tirane- Në qytetin e Vlorës, i cili u përmbyt pasditen e 4 tetorit 2024 uji ka ikur nga lagjet, ndërsa problematikë mbeten garazhet ku dhjetëra makina janë të përmbytura. Edhe në rrugën ‘Albano e Romina’ një nga lagjet më të dëmtuara të qytetit, e tek kisha Ortodokse uji u largua në orët e vona të mbrëmjes së 5 tetorit, ndërkohë bashkia ka bërë planin për të ndërhyrë në garazhet e pallateve.

“Problematikë mbeten garazhet e pallatave. Kemi bërë një strategji të qartë si do të operojmë për garazhet e pallateve. Janë 9 në total garazhe pallatet që do të ndërhyjmë” tha kryetari I bashkisë së Vlorës Ermal Dredha në një prononcim për median në orën 22:30 të mbrëmjes së të shtunës, 6 tetor.

Do të ndërhyhet dhe në lagjen ‘Kushtrimi’ por këtu problematika është e vështirë.

 ‘Problematika është më e madhe se është zonë informale” tha ai.

Faza tjetër do të jetë dalja në terren për të takuar familjet dhe bizneset që janë dëmtuar. Kryebashkiaku premtoi kompensim

“Do të jemi të bashkërenduar duke takuar çdo qytetar për të treguar gjithë hallkat që do të ndjekin nëse do të ketë trajtim financiar dhe jo vetëm. Njerëzit të jenë të qetë se aq sa kemi ne në dorë do të bëjmë maksimumin tonë për ti ndihmuar të kthehen në normalitet. Duke pasur dhe trajtimin financiar që i takon”

Ende nuk ka një bilanc të saktë të dëmeve që shkaktuan jo më shumë se 3 orë shi të pasdites së 5 tetorit shoqëruar dhe me shpërthimin e kanalit të ujrave të larta.

“Ju kërkojmë ndjesë që nuk mund të menaxhonim më shpejt se kaq. Por sic e patë dhe vetë ishte përtej mundësive njerëzore, pasi ishin gati 180 mln shi në second që kanë rënë për dy orë e gjysmë. Ne do të jemi në gadishmëri” tha Dredha.

Dje drejtuesi i politik i PS në Vlorë Bledi Çuçi i cili shkoi në Vlorë nuk dha përgjigje se kush janë përgjegjësit për mospastrimin e kolektorëve por tha se do të nisë një verifikimin për të gjetur se çfarë çedoi. 

Mësimet që morëm, sidomos në zonat informale, ku ka munguar urbanizimi, kryetari i bashkisë do aprovojë ndërhyrjet, për të pastruar sidomos ato ndërtimet pa leje mbi kolektorë që janë çmenduri dhe që duhet të marrin fund përfundimisht', theksoi dje Çuçi.

Hidrovori ka qenë në punë me kapacitet të plotë por është vënë theksi tek nevoja për investime të reja. Edhe stacionet e pompave që tërheqin ujin ishin të amortizuara pa investime ndër vite.

Ende nuk është bërë një bilanc i dëmeve që u shkaktuan nga përmbytjet ndërkohë që 33 familje, me 55 persona u evakuuan dhe u strehuan në konvikt. U përmbyt dhe zona historike dhe xhamia e qytetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:31
FOTOLAJM/Përmbytjet në Vlorë/ Jepen ndihma ushqimore e veshmbathje për familjet e evakuuara

Familjet e dëmtuara nga përmbytjet në Vlorë po ndihmohen me ndihma ushqimore dhe veshje.

Janë 33 familje që janë evukuar në konvikte ndërsa dëmet janë të mëdha.

Në një postim në facebook kryetari i bashkisë Ermal Dredha publikoi foto nga shpërndarja e ndihmave. 

Dredha u shpreh gjithashtu se në ditët në vijim, bashkia, së bashku me grupet e dedikuara, do të dalë në terren për të ndihmuar qytetarët dhe për t’u siguruar që ata marrin mbështetjen financiare të nevojshme, për të rikthyer normalitetin në jetët e tyre.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 06/10/2024 10:44

    Sikur ky idioti kryetar bashkie ta dinte kuptimin e fjales “strategji”…

    Përgjigju
  • Vlonjat: 06/10/2024 10:40

    Tani qe u morren masa konkrete mos e cani bythen se nuk do përmbyten me .... Shtet mavri qe mendon vetem per pastrimin e nje cope lulishte ne lungomare dhe pjesa tjeter e qytetit eshte e zhytur ne pisllek 12 muaj viti. Vlora historikisht ne 34 vjet ka mallkim per kr bashkie te gjithe hajduter kusar dhe te paafte. Mos u ngopshit

    Përgjigju
  • Ilir: 06/10/2024 10:34

    Ky Sokol Kaninaj I Kanalizimeve do mbaj ndonje pergjegjsi apo 3 dite edhe do kaloj? Ato pompat I kontrolloje, punonin ato apo donin ndonje tender?

    Përgjigju
  • Ago Agai: 06/10/2024 09:31

    Kjo nusja qe pispilloset gjithe diten para pasqyres por qe nuk lan menderen eshte problemi...

    Përgjigju
  • xXx: 06/10/2024 09:05

    Lerini perrallat dhe jepuni njerezve demshperblimin se 90% i fajit eshte per paaftesine tuaj...

    Përgjigju
  • Armando: 06/10/2024 09:03

    Po si nuk ju vjen pak turp se ujin nga garazhet po e heqin vet banoret.palè ne vijn dhe ndrikulla deputete na ben moral per punen e palodhur te qeveris dhe bashkis

    Përgjigju
  • Mara emigrante ne Itali: 06/10/2024 08:59

    Kush ka pergjegjesi per permbytjet ne Vlore ?per mendimin tim ka Zoti qe po mer hake per popullin qe ndertoi vend e pa vend duke grabitur tokat dhe duke vjedhur .Ndergjegjesohuni ,po ne venderti e tjera a ka pasur permbytje ? Po , çfar kane bere ata njerez ? Ndihmonin njeri tjetrin per te perballuar katastrofat naturale, turp qe vetemdini te ankoheni dhe te qendroni me duart ne bythe per lemoshe , qyl çdo gje e doni .Zoti ju Marte hakun

    Përgjigju
    • @Mara nga Burreli, patronazhiste nè bodrum.: 06/10/2024 10:33

      "Patjetèr qè zoti ka faj" moj Mara false. Pèr njè byrek me gjizè, bèni palaçon kètu dhe derdhni gjithè dizanterinè e trurit tuaj tè sèmurè, pèr tè mbuluar diellin me shoshè. Korrupsioni, "Mara nga bodrumi", korrupsioni dhe krimi, janè arsyet e gjèndjes shqiptare. Ai zoti qè kèrkon ti tè fusèsh nè lojè kètu,,,mos u mèrzit se ai i sheh njerèzit bolla si ti dhe ua jep aty ku u dhemb mè sè shumti. Vetèm durim. "Punè tè mbarè" ,,,"Mara".

    • Vlora: 06/10/2024 10:00

      Në vendet e tjera përmbytjet vinë si rrjedhojë e daljes së lumenjve nga shtrati dhe jo nga mungesa e kanalizimeve. Vlora nuk u përmbyt nga fatkeqësia natyrore por nga paaftësia e pushtetit qëndror e lokal. Lejet për ndërtim i jep komandanti. Ndërtimet i bëjnë çunat e Dubait. Mara jeni bër sekt kriminal. Pale dhe na mallkoni popullin. Jeni të pa dinjitet dhe jeni njerëz me familje dhe gojë të shthurur. Hajduta që kanë vjedhur 50 miliard euro në 10 vjet thonë na u prish idrovori. Ti Mara nuk je fare emigrante por je ndonjë nga ato të bunga-bunga në zyrën e ndonjë drejtori të rilindjes. Turp!

    • xXx: 06/10/2024 09:33

      Ty te paska bere italiani kraniotomi...

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banorja e lagjes 'Karabash': Këtu është bërë katastrofë! Kërkuam të pastrohej kanali por askush nuk erdhi! Pamë llahtar, shyqyr që shpëtuan fëmijët

Përmbytjet në Vlorë, banorja e lagjes 'Karabash': Këtu është bërë katastrofë! Kërkuam të pastrohej kanali por askush nuk erdhi! Pamë llahtar, shyqyr që shpëtuan fëmijët