Kanë shkuar për të inspektuar bashkërisht situatën në terren, por kanë përfunduar me përplasje dhe akuza direkte.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është shfaqur e indinjuar me prefektin e qarkut Shkodër Çesk Millja, ndërsa në qendër të debatit ka qenë mungesa e informacionit për shkarkimet nga hidrocentralet, të cilat sipas kryebashkiakes janë më të larta sesa deklarohen.
“Rrritja e niveli të lumit Buna a është për shkak të shkarkimeve apo jo? Dua një përgjigje të ndershme” – iu drejtua Ademi prefektit.
“E vërteta është se ka rënë shi në Shkodër dhe në të gjithë veriun” – tha prefekti Millja, por Ademi ia preu se kjo ishte përgjigja më e pandershme dhe më e turpshme që mund të jepte një përfaqësues i shtetit.
“E vërteta është se rritjet janë për shkak të rritjes së shkarkimeve të hidrocentraleve,” – vijoi Ademi.
“Çfarë janë personale, mbaji personale. Këto që po të them jan zyrtare” – i tha prefekti Ademit.
Duke pyetur një banor, ky i fundit i tha Ademit se kanalet punojnë mirë dhe se përmbytjet janë nga shkarkimet e hidrocentraleve, pasi shiu nuk mund të shkaktojë përmbytje të tilla.
“Është mungesë përgjegjësie dhe tallje me banorët të thuash se kjo ndodh për shkak të shirave dhe jo shkarkimeve në hidrocentrale,” – deklaroi Voltana Ademi.
Ademi nuk është mjaftuar me kaq por ka pyetur direkt banorët e zonës nëse tokat janë përmbytur nga reshjet apo shkarkimet.
Voltana Ademi ka bërë të qartë se kërkon transparencë, pasi nuk mund të lejojë që të shkatërrohen investimet në bujqësi, ndërsa askush nuk merr përgjegjësi.
Teksa reshjet vazhdojnë dhe po ashtu dhe shkarkimet, banorët janë të frikësuar nga përmbytjet e mundshme. Harta e përmbytjeve në Anën e Malit sa vjen e zgjerohet, ndërsa tokat bujqësore janë nën pushtimin e ujit.
s.k/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1545
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vërtetim i vazhdimësisë cinike dhe politike në ditën e buxhetit të Bashkisë së Shkodrës
29 Dhjetor 2022, 11:40
-
Ikën Voltana Ademi, Bardh Spahia merr zyrtarisht drejtimin e Bashkisë së Shkodrës
31 Mars 2022, 18:08
-
600 gram eksploziv C4 tronditën qendrën e Shkodrës! Asnjë i ndaluar për dy shpërthimet! Voltana Ademi: Tronditëse, të kapen autorët
27 Mars 2022, 09:45
-
Skënder Minxhozi: Berisha mundi Lulin, por dështoi përballë Voltanës
10 Mars 2022, 14:29
-
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Berisha në Shkodër: Mos votoni në logon e PD se Rama ia ka dhënë Bashës! Beteja jonë kundër të dyve
15 Shkurt 2022, 12:04
-
Zgjedhjet në Shkodër, Berisha me sytë nga Voltana Ademi, por ajo tërhiqet nga gara
29 Janar 2022, 13:06
-
PS Shkodër sulmon Voltana Ademin: Ke shkelur afatin e publikimit të listave të zgjedhësve, bëje menjëherë publike
28 Janar 2022, 17:01
-
Zbardhen emrat e Grupit të Rithemelimit për bashkinë e Shkodrës, Bardh Spahia dhe Voltana Ademi mes kandidatëve që do të votohen nga baza të dielën
26 Janar 2022, 09:42
-
Homazhe në 'Loro Boriçi' për Rragamin, Ademi: I dha Shqipërisë emocione të jashtëzakonshme! Meta: Legjenda e të gjithë legjendave
16 Janar 2022, 12:59
-
Këshilli Bashkiak Shkodër miraton buxhetin e vitit 2022! Shtohen investimet, fokus infrastruktura dhe shërbimet
6 Janar 2022, 10:10
-
Voltana Ademi në Kuvendin e Berishës: Historia po na thërret serish si 31 vite me parë, PD 8 vite vetëm rezultate negative
11 Dhjetor 2021, 14:27
-
Heshtja që flet dhe i bën njësoj përgjegjës
2 Dhjetor 2021, 19:08