TIRANE-Kërkesën e opozitës për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri e quan politikë me kapriçot e natyrës. Tahiri ndodhej sot në Fushë-Krujë ku shpërndau ndihma në familjet e prekura nga përmbytjet.
I pyetur nga mediat mbi pretendimet e opozitës, Tahiri tha se opozita duhet të bashkohet me qeverinë në ndihmë të qytetarëve që sot kanë nevojë.
“Unë nuk dua të merrem me opozitën. Opozita e ka bërë zakon që të merret me fatkeqësinë e njerëzve, duke u përpjekur të prodhojë politikë mbi kapriçot e natyrës apo mbi fatkeqësinë e njerëzve për çdo lloj arsye. Unë i bëj thirrje opozitës në qoftë se ka energji pozitive të bashkohet me ne për të ndihmuar qytetarët që sot kanë nevojën tonë.
Bashkë me ne është bërë shoqëria civile, bashkë me ne janë bërë sipërmarrës që na kanë ndihmuar për t’iu gjendur pranë banorëve të përmbytur. Unë besoj dhe opozita ka mundësinë të bashkohet me ne dhe të ndihmojmë të gjithë bashkë ata që kanë më shumë nevojë sot”, tha ministri Tahiri.
Ministri ndau ndihma për familjet e prekura nga përmbytja.
"Kjo është një zonë që veçanërisht ka pasoja për shkak të përmbytjes, dhe kjo në mënyrë të përsëritur. Ndaj për ne është e rëndësishme që nga njëra anë të ndihmojmë banorët sot, dhe nga ana tjetër me pushtetin vendor dhe të gjitha strukturat shtetërore të shohim mundësinë e investimeve të atilla që përmbytjet këtu mos të përsëriten.
Ne sot po ndihmojmë familjet në këtë zonë me ushqime dhe veshmbathje. Do vazhdojmë në çdo zonë, në çdo cep të Shqipërisë, sepse duhet t’i tregojmë njëri-tjetrit solidaritetin e nevojshëm për të bërë gjithçka është e mundur, të parandalojmë pasojat që kanë pasur familjet për shkak të përmbytjeve. Por, gjithashtu të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të bëhemi bashkë për të ndihmuar sa më shumë të jetë e mundur të gjithë ata që kanë sot nevojë më shumë se kurrë".
Ministri tha se qeveria po monitoron situatën për të parandaluar pasoja të veçanta.
“Ne po bëjmë çmos të evidentojmë të gjithë ata që kanë pasur probleme, zonat e nxehta, t’i gjendemi banorëve pranë dhe t’i mbështseim me të gjitha mundësitë që ka shteti dhe shoqëria sot, sepse është shumë e qartë çdo krizë e përballojmë bashkë. Të bëjmë investime të tilla që përmbytjet të mos përsëriten. Qeveria është duke monitoruar situatën për të parandaluar pasoja të veçanta, ashtu siç po bëjmë sot, jnë plan të gjerë investimesh për të ardhmen që do të sjellë instrumenta të atillë që të mos përmbyten më në këtë rajon dhe në gjithë Shqipërinë”.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO