Përfundon telenovela 'Rexhep-Xhisiela', Gjykata e Krujës liron djalin e deputetit të PS

KRUJË - Përfundon me lirimin e Rexhep Rrajës historia “rozë” mes Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist të pandehur për përndjekje të të resë nga Fushë Kruja (Lexo këtu). Gjykata penale e Krujës ka dënuar me 1 vit burg Rexhep Rrajën por me kusht duke pezulluar dënimin dhe duke e kaluar atë në shërbim prove.

Prokuroria e Krujës kërkoi dënimin e Rrajës me 1 vit burg ndërsa procesi u zhvillua me gjykim të shkurtuar (Lexo këtu). Vetë Rraja gjatë masës së sigurisë ka deklaruar se arrestimi i tij ishte politik, ndërsa gjatë gjykimit ka qenë e pranishme Edhe Xhisiela Maloku e cila ka mohuar denoncimet duke shprehur se gjithçka e bëri nga Xhelozia (Lexo këtu).

Historia e rozë e Xhisielës me Rexhepin përfshiu edhe politikën me akuza e kundërakuza ndërsa u përfshi dhe efektivi i policisë Emiliano Nuhu. Nuhu pasi u arratis duke braktisur dhe shërbimin, akuzoi se për të mbyllur dosjen e Rexhepit pas denoncimeve të Xhisielës ai ishte kërcënuar me jetë.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018 ndërsda prej atij momenti ai kërkoi dy herë lirinë në Gjykatë çka u refuzua. Publikisht pas denocnimeve në komisariatin numër tre dhe atë të Fushë Krujës, Xhisila Maloku në media ndryshoi qëndrim duke thënë se problemet me Rexhepin do t'i zgjidhte vetë dhe gjithçka e kishte bërë nga xhelozia se Rexhepi e kishte lënë për një vajzë tjetër.

Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloklu kishte dëmtime në trup çka faktonin dhunën e ushtruar, dhunë e konfirmuar edhe nga përgjimet në ambientet e komisariatit të Krujës. Me këtë vendim nga kjo e enjte, Rexhep Rraja fiton lirinë me kusht për t'u paraqitur pranë shërbimit të provës dhe për të mos kryer tjetër vepër penale.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshataribarbar: 20/12/2018 22:21

    O bo bo tani do na cajn trapin dhe dy muaj të tjera me Love Story fshatarësh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja