Përpara një viti pësoi atak, sot drejton finalen e Botërorit! Marciniak: Pashë vdekjen me sy

Përpara një viti pësoi atak, sot drejton finalen e Botërorit! Marciniak: Pashë vdekjen me sy

Simon Marciniak

Simon Marciniak do arbitrojë finalen e sotme të Botërorit mes Argjentinës dhe Francës. Në 16:00 në "Lusail Stadium" të Katarit do zhvillohet përballja e madhe e kombeve. FIFA këtë duel ia ka besuar polakut Marciniak, me arbitrin që tregon ndjesitë e tij për këtë përvojë. Në një intervistë, 41-vjeçari shprehet se për të është një ëndërr ndërsa një vit e gjysmë më parë kaloi eksperiencën më të keqe kur u përball me një atak kardiak.

“Kalova një vit shumë të vështirë së fundmi. Pashë vdekjen me sy, por mbi të gjitha, edhe pse u riktheva në jetë, për mua ditët u bënë edhe më të vështira, pasi m’u urdhërua që të ndërprisja arbitrimin. Për ne arbitrat, gjykimi i ndeshjeve është si goli për sulmuesit. Në fillim e pata të vështirë, pasi m’u desh që të humbja pjesëmarrjen në Europian. Për mua, duke qenë në moshën më perfekte nga ana profesionale (41 vjeç), ishte një ndjesi e tmerrshme. Vetëm unë dhe ekipi im e dimë sesa e vështirë ishte që ta pranoja. Por tani jeta ma rikthehu atë që humba dhe nuk dua të rresht së qeshuri e festuari për këtë përgjegjësi kaq të madhe dhe të rëndësishme. Nuk mund ta kuptoni ndjesinë time", tha arbitri në një intervistë për FIFA.

41 vjeçari tregoi se ky vlerësim për të drejtuar finalen nuk është vetëm për të por edhe për ekipin e gjyqtarëve të tjerë polak që janë në finalen e sotme.

"Të jesh arbitri i finales së Kupës së Botës është e pabesueshme. Realisht tani ndihem shumë krenar për veten dhe për ekipin tim të arbitrave, sepse ky vlerësim nuk është vetëm për Zimon Marciniak, por edhe për ata të tjerët që më ndihmojnë, më mbështesin dhe ndajnë përgjegjësinë me mua në fushë”, përfundoi polaku

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar

Grupi i trafikut të armëve Shqipëri-Kosovë, zbulohen detajet e operacionit! Ja si bëri Policia blerje të infiltruar