Një 54-vjeçar është rrahur me grushte dhe shkqelma mbrëmjen e djeshme në Golem.

Policia bën me dije se Y.K është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht 54-vjeçari është përplasur qëllimisht me motor nga Arben Cepeli që më pas e ka dhunuar barbarisht me grushte dhe shqelma.

Policia ka arrestuar menjëherë 48-vjeçarin nga Kavaja dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com