VORË-Një 59-vjeçar është përplasur për vdekje nga një makinë mbremjen e kësaj të diele në autostradën Durrës-Tiranë. Viktima është Elez Kazaj, 59 vjeç. 

Ngjarja ka ndodhur në Vorë, ku është gjetur edhe trupi i 59-vjeçarit që kishte humbur jetën në vend.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit që ka përplasur kalimtarin.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com