Përplasi për vdekje punonjësin e fasonerisë sapo doli nga puna në Berat, arrestohet 33-vjeçari

Përplasi për vdekje punonjësin e fasonerisë sapo doli nga puna në Berat, arrestohet 33-vjeçari

Makina që shkaktoi aksidentin duke u larguar

BERAT- Një 33-vjeçar është vënë në pranga të policisë pasi përplasi për vdekje pak ditë më parë, 56-vjeçarin Artur Abazaj, në Berat dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Policia njofton se është arrestuar shtetasi Ardit Lila, 33 vjeç, banues në Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

56-vjeçari Artur Abazaj sapo kishte dalë nga puna në një fasoneri që ndodhet përgjatë aksit nacional Berat-Dimal dhe u përplas nga nje mjet tip ‘Opel’.

Viktima Artur Abazaj po kalonte rrugën përgjatë vijave të bardha, kur është goditur nga një mjet që udhëtonte me shpejtësi në drejtim të Beratit dhe sipas dëshmitarëve në vendngjarje mjeti e ka tërhequr 56-vjeçarin disa metra zvarrë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?