Përplasja e parë/ Dorëheqjet në drejtësi, Prokurori Tola përçan Vetingun, ‘shpërthen’ Sokol Çomo

Përplasja e parë/ Dorëheqjet në drejtësi, Prokurori Tola përçan Vetingun, ‘shpërthen’ Sokol Çomo

Foto ilustruese

Dorëheqja e prokurorit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, Sulejman Tola, për t’i shpëtuar Vetingut, ka përçarë Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, organin më të lartë dhe fundor të Vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut ka pranuar dorëheqjen e prokurorit Sulejman Tola. Vendimi i KPK është ankimuar nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili ka kërkuar që prokurori t’i nënshtrohet Vetingut. Kolegji i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK, pas tërheqjes së ankimimit nga Komisioneri Publik. Por trupa gjykuese, e përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator i çështjes, Ina Rama gjyqtare, Luan Daci gjyqtar dhe Sokol Çomo gjyqtar nuk ka qenë e unifikuar në këtë vendim. Anëtari Sokol Çomo, ndryshe nga pjesa tjetër e trupit gjykues, është shprehur se vendimi për pushimin e kësaj çështje është marrë në shkelje të ligjit të Vetingut.

“Pakica vlerëson se vendimi i shumicës për pushimin e shqyrtimit nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (në vijim “Kolegji”) të çështjes nr. 3/2018 (JR), datë 17.04.2018, lidhur me ankimin e ushtruar nga Komisioneri Publik nr. 9/1, datë 13.04.2018, ndaj vendimit nr. 4, datë 23.03.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është marrë në kuadër të një procesi gjyqësor të zhvilluar në shkelje të rëndë të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (në vijim referuar ligji 84/2016) dhe të rregullave procedurale të zbatueshme, me rëndësi themelore për zhvillimin e praktikës gjyqësore të Kolegjit dhe për garantimin e të drejtës së palëve për proces të rregullt. Këto shkelje lidhen me formën e zhvillimit të gjykimit dhe me njoftimin e rregullt të seancës gjyqësore”, shprehet Çomo.

Përplasja për seancën

Mes anëtarëve të trupës gjykuese ka pasur mosmarrëveshje për formën e zhvillimit të seancës gjyqësore. Sokol Çomo dhe Ina Rama kanë kërkuar që seanca të zhvillohet në mënyrë publike, siç e parashikon ligji i Vetingut, kërkesë e cila nuk është pranuar nga shumica e anëtarëve. “Pakica çmon se për gjykimin e kësaj çështjeje ishte e detyrueshme thirrja e seancës gjyqësore publike, në zbatim të nenit 65, pika 3 e ligjit 84/2016, sipas të cilit: Në rastin e ankimit nga Komisioneri Publik, Kolegji i Apelimit e gjykon çështjen në seancë publike. Për rrjedhojë, nuk është në diskrecionin e kryesuesit të trupit gjykues të zgjedhë formën e gjykimit, pasi në rastin e ankimit nga Komisioneri Publik forma e gjykimit në seancë publike është e përcaktuar shprehimisht nga ligji i sipërcituar. Menjëherë pas hapjes së shqyrtimit të çështjes në dhomë këshillimi, anëtarët Ina Rama dhe Sokol Çomo i kërkuan Trupit Gjykues korrigjimin e gabimit procedural në lidhje me thirrjen e seancës së gjykimit në dhomë këshillimi, duke propozuar marrjen e vendimit për vazhdimin e shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore publike me praninë e palëve, në përputhje me nenin 65, pika 3 e ligjit 84/2016”, arsyeton Çomo.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zzzz....: 04/08/2018 14:19

    me nje s como nuk behet veting....dhe i vetem trim ne lufte me cakenjte ....

    Përgjigju
  • Timi: 04/08/2018 07:54

    Filloi paligjshmëria e trupës që duhet përfaqësoj ligjshmërinë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë