Përplasja me Açkën, Zhupa në Report Tv: Bashkoi votat me PS-në, s’mund të më ndërpresë fjalën! Margariti, i ka bërë dëme të jashtëzakonshme kulturës

Ina Zhupa deputete e Partisë Demokratike ka hedhur një lumë akuzash ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti. Gjatë një intervistë në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’, Zhupa tha se Margariti është një ministre e ç’kulturës dhe se ka bërë dëme të jashtëzakonshme për kulturën shqiptare dhe për këtë duhet të japë llogari.

‘Bëjnë një shou me sinjal të gatshëm nga ERTV. Butrinti është dhënë me koncesion, plani i menaxhimit parashikon koncesion për Amfiteatrit e Durrësit, për Pallatin Brigadave. Çdo qytetar e di që kjo ministre ka dhënë një copë letër për ti' kaluar bashkisë Teatrin Kombëtar. Një ministre e ç’kulturës që ka bërë dëme të jashtëzakonshëm të Kulturës shqiptare. Xhubleta në Unesco është një punë e madhe, është futur sepse është në rrezik dhe nuk është një punë e Ministrisë së Kulturës. Është futur pikërisht për t'i garantuar mbrojte sepse po shkonte drejt zhdukjes një pasuri e tillë botërore. Por ka pasur ekspertë të jashtëzakonshëm. Për xhubletën bën vetëm një festë grash ku festuan gjithë zonjat socialistë a thua se ishte pasuri e PS-së.  Elva Margariti duhet të japi llogari edhe për mënyrën sesi janë bërë tenderat atje në Ministrinë e Kulturës, ndaj e ftoj në komision.’- tha Zhupa.

E pyetur nga gazetari Nertil Agalliu për përplasjen në komisionin e Edukimit me drejtuesen e komisionit Flutura Açka, Zhupa tha se ajo bashkoi votat me PS-në dhe se nuk mund t’i ndërpresë fjalën.

‘Unë kërkoj vetëm një gjë në Kuvend pavarësisht se kush është kryetare. Unë kërkoj të drejtën e opozitës për të ushtruar kontroll parlamentar. Prandaj jemi deputetë.  Fatkeqësia ishte se bashkuan votat dhe u bën bashkë. Kemi që në nëntor që nuk e sjellim dot Ministren e Kulturës në komision. Ministren e kanë ndaluar që të vijë. Nuk mund të përmend emra. Vota është për të bërë opozitë, për të bërë opozitë ne nuk mund të bashkojmë votat apo ti presim fjalën njëri-tjetrit. Ne duhet të jemi të bashkuar për të bërë opozitë.’- u shpreh Zhupa.

Sa i takon përjashtimit të 4 deputetëve të grupit të Berishës nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, Ina Zhupa u shpreh se ai përjashtim u krye me urdhër të Edi Ramës.

‘Nuk dua të merrem me emra është Enkelejdi apo Flutura janë njerëz që i përdor Edi Rama. Rama po e mban peng procesin gjyqësor. Zyrtarisht është Lulzim Basha në gjykatë?! E shikoni sa pak lidhje ka me realitetin kjo farsë e njohur nga Edi Rama. Alibeaj u porosit nga Edi Rama për përjashtimet në Partinë Demokratike.’- tha Zhupa.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • minushe: 18/01/2023 15:37

    flutra Ackes si vjen as te gishti i vogel kjo, qe s,artikulon dot>>>> Mjere ke kemi ne parlament. dhe me te miret sulmohen nga injorantet

    Përgjigju
    • Zarja e UET: 18/01/2023 18:41

      kjo zarja injorante, deri dje i lepinte te pasmet Cilit te UET. Kurse sot e kemi ne parlament. Mjere populli ke ka per deputete. Kjo laraske dy fjale mezi i lidh dhe ishte copa sekretares ne UET. Tani vjen e ben gam gam kunder Flutures. Me mire thuaj as te thoji i kembes se gishtin e ka shume kjo zgjebaruke.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani

Dronë misteriozë shihen mbi tri baza amerikane në Britani