Përplasja për mandatin e Zaçajt, Logu në Report Tv: Ka prapavijë politike, grusht shteti! Kara: E nxitur nga Berisha! Avokati: PS-PD janë bërë bashkë

TIRANË- Avokati Besart Logu i ftuar në Report Tv komenton përplasjen e fundit mes Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë për deklarimin e përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt. Kjo fundit thërriti një ditë më parë mbledhjen e Konferencës së Gjyqtarëve për deklarimin e përfundimit të mandatit, por nuk u arrit një vendim.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Logu thotë se Zaçaj nuk ka mandat të plotë, pasi zëvendësoi Vitore Tushën dhe sipas tij ligji e parashikon që mandati i përfundon më datë 10 mars 2025 dhe jo në fund të vitit 2025 siç pretendon Zaçaj.

Sipas avokatit, përplasja ka rrënjë politike dhe lidhet me përpjekjet për të shtyrë afatet e mandateve në kundërshtim me ligjin. Logo e cilëson këtë situatë një grusht shteti, që sipas tij ka prapavijë politike.

“Kjo histori nisi me krijimin e vakancës si pasojë e dorëheqjes së Toskës, ku me zell të Spiropalit hapur u tentua të shtyhet afati i mandatit me 3 vjet. Duke pasur parasysh çështjen Xhaçka dhe të anëtarëve të Kushtetueses, sjelljet që kanë pasur Nikolla dhe Spiropali i bie të themi ku je Gramoz Ruci. Kam shfaqur mungesë të theksuar paaftësie dhe papërgjegjshmërie.

Komisionit të Venecias i ka kërkuar opinion nga Ruci ka bërë përshkrim të saktë të anëtarëve që ka pasur Kushtetuesja kur u miratuan ndryshimet. Para reformës në drejtësi kemi pasur një GJK pothuajse me mandate të mbaruara, i bë një ndarje, 3 anëtar i zgjedh president, 3 kuvendi dhe Gjykata e Lartë.

Këto duan të shkruajnë precedentin. Toska u tërhoq dha dorëheqje, këta tentojnë ti shtyjnë mandatin, i saj ka qenë deri në 2025. Nuk ka mandat të plotë, po tentojnë të shtyjnë afatet. Padiskutim që ka ndërhyrje politike, ka disa kërkesa në Kushtetuese të ngritura si për shpalljen e pavlefshmërisë së Sky dhe Encro dhe të goditjeve që po u bëhen si për çështjen Xhaçka dhe çdo paligjshmëri që po bën Kuvendi. Ka interes politika sepse po shohim sulm frontal ndaj reformës në drejtësi. Çështja Xhaçka është sulm ndaj institucioneve të drejtësisë, edhe çështja Berisha që nuk iu hoq mandati. Ka rakordim, është mburojë politike, që politika po ja vesh vetes. Po vendosen përballë Gjykatës Kushtetuese, ky është me plot gojën grusht shteti”, tha Logu në Report Tv.

Edhe avokati Leonard Karaj hedh dyshime se pas kësaj përplasje për mandatin e Zaçajt fshihen dy partitë PS e PD, që cilët kërkojnë që mos të ketë ndryshime në Gjykatën Kushtetuese.

“Zacaj sot është në Gjykatën Kushtetuese duke bërë mandatin që duhej të përfundonte Vitore Tusha. Bardh Spahia në Shkodër fitoi zgjedhjet më 6 mars 2022, 1 vit ndenji në detyrë, jo 4. Vetë Zaçaj kur ka kandiduar për postin e GJK ka shkruar vetë që mandati i përfundon më 10 mars 2025. Nuk e kuptoj se ca arsyetimi ligjor duhet të ketë. Politika kërkon ta mbajë Gjykatën Kushtetuese siç është. Janë bashkë, edhe PS dhe PD, kanë historitë e tyre, opozitës nuk i intereson më shumë se Zaçaj, se Bejtja. Atë duan që ta mbrojnë. Duan të kenë dorë me patjetër”, tha Karaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:44
Përplasja për mandatin e Zaçajt, avokati Kara: E nxitur nga Berisha! Ligji i qartë, mandati i përfundon më 10 mars

 

Avokati Romeo Kara komenton në Report Tv çështjen e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Sipas tij, ligji e shpreh qartë që mandati i përfundon më 10 mars 2025 dhe jo në fund të vitit 2025, siç Zaçaj këmbëngulte.

Sa i takon përfshirjes së politikës mbi këtë çështje, Kara ndalet tek sulmet që Berisha bëri sot ndaj Gjykatës së Lartë duke marrë në mbrojtje Zaçajn. Kara thotë se kryetarja e Kushtetueses mund të ketë qenë e suportuar apo e nxitur nga kjo pjesë e politikës shqiptare.

“Ky rast nuk lë mundësi për të kaluar në një ironi të fatit, që vetë Gjykata Kushtetuese dhe kryetarja e saj, kërkon të bëjë interpretim nga Komisioni i Venecias. Kjo është e qartë, s’ka ambiguitet në shprehjet ligjore. Në këtë rast ka qenë vetëm Berisha që ka goditur, duke goditur Sokol Sadushin. Përveç se ka denigruar me emër ka kërkuar edhe hesap për nisjen e procedurës së vakancës. Ndërhyn dhe jep mend për procedura ligjore edhe pse ka rreth vetes tutkunët më të mëdhenj juridik. Mund të ketë qenë e suportuar apo nxitur edhe nga kjo pjesë e politikës shqiptare. Ka bërë mirë që e ka kuptuar dhe është tërhequr”, tha Kara.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    13 Dhjetor, 14:13

    Në grup Anglia, Serbia, Letonia e Andorra, a shkon Shqipëria në Botëror?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?

Ylli Pata: Pse Sali Berisha po baltos Altin Dumanin?