Përplasje mes deputetëve dhe policisë, Flamur Noka godet me shpullë efektivin

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike, ku bëjnë pjesë Xhelal Mziu, Edmond Spaho dhe Flamur Noka janë përplasur fizikisht me efektivët e policisë pranë kryqëzimit te "Rruga e Elbasanit".

Flamur Noka ka tentuar t’i marrë nga dora megafonin një prej policëve që po bënte thirrje për lirimin e rrugës.

Më pas gjatë momentit kur po shtynin kordonin e policisë, Noka ka goditur dy herë me shpullë një prej efektivëve të policisë, madje duke e shtyrë teksa e kapi prej fyti.

“Ec aty, ti hapu. Hape rrugën”, thërriste Noka, ndërsa shtynte dhe qëllonte policin.


Lajmi kryesor:

LIVE -Protesta/ Deputetët e PD-së përplasen me policinë, ​​​​​​​bllokojnë për më shumë se 1 orë 5 kryqëzimet e Tiranës, pozicionohen tek bashkia! Shpërndahen me ujë e gaz


S.B/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë

Protesta e PD/ 'Tkurren' edhe më shumë miliantët, vetëm një grusht shkojnë tek bashkia e Tiranës për herë të dytë