Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ndodhet në Shqipëri për të diskutuar mbi kërkesën e Kuvendit mbi ligjshmërinë e veprimeve dhe procedurës të ndjekur nga Presidenti i Republikës në kuadër të emërimit të gjyqtarëve kushtetues.
Ruçi falenderoi anëtarët e delegacionit mbi vullnetin dhe gadishmërinë e Komisionit të Venecias për të bashkëpunuar me Kuvendin e Shqipërisë dhe institucionet shqiptare dhe dhënë opinione mbi zhvillimet politike, kushtetuese dhe ligjore në vend. “Kërkesat tona kanë qenë disi të shumta e të shpeshta, por Komisioni i Venecias iu është përgjigjur atyre me shpejtësi e cilësi të lartë dhe këto opinione janë konsideruar dhe inkorporuar në legjislacionin shqiptar.”, tha Ruçi.
Në përgjigje të interesimit të anëtarëve të delegacionit, Kryetari i Kuvendit iu përgjigj pyetjeve të tyre lidhur me ngritjen dhe bërjen funksionale të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe organeve të tjera si edhe pyetjeve konkrete mbi procedurat e ndjekura nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi gjatë procesit të emërimit të gjyqtarëve kushtetues.
Lajmi kryesor:
Meta ‘ironi’ me ‘Venecian’: Emërimet në Kushtetuese i kupton dhe fëmija! E rëndësishme 'Krye- KÇK' që çuditërisht u miratua një ditë para
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.7%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 1101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Perla’ e radhës e Berishës: Rama m’u lut mua për të shkrirë SPAK dhe jo unë atij, por s’e pranova! E bëj me Venecian! Listat për deputetë do 'korrigjohen' pak
10 Mars, 14:08
-
Bardhi i del nga ‘rreshti’ Berishës: Kam besim te SPAK! Ish-kryeministri: PD bashkim në diversitet, por s’lejoj drejtësi politike
28 Shkurt, 13:09
-
‘Me 1 fishkëllimë vjen të shkrijë SPAK, Berisha i përgjigjet Ramës: S’i bashkoj votat, por do e reformoj me Venecian
26 Shkurt, 13:16
-
Debati mbi SPAK/ Meta betohet nga burgu se do u kthejë shqiptarëve paratë e vjedhura: ‘Vetting’ drejtësisë, ta kthejmë në shinat veneciane
25 Shkurt, 17:13
-
Në opozitë të gjithë rreth Berishës për ‘shkrirjen e SPAK’, Tabaku bashkohet për të pyetur ‘Venecian’: PD protestoi e lirë para institucionit, PS si bandë e paguar
19 Shkurt, 15:41
-
Edhe Meta si Berisha: Pas 11 majit, vetting reformës në drejtësi e SPAK-ut! U kap nga Edi Rama
18 Shkurt, 14:49
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
'Jam i qetë dhe i vendosur', Rama komenton punën e SPAK dhe rastin e Veliajt: Hetimi s’e bën fajtor! Gjyqet s’bëhen në media
28 Dhjetor 2024, 18:20
-
Ironia e Spahiut: Trump do i heq dekoratën Dumanit dhe Dvoranit, për t’ja dhënë të dyja Berishës
17 Dhjetor 2024, 19:43
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor 2024, 16:18
-
Këshilli i BE-së miraton konkluzionet për Shqipërinë: SPAK po godet korrupsionin! Zbatoni vendimet e Kushtetueses dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR e 'Venecias'
17 Dhjetor 2024, 14:27
-
PL: Arrestimi i Metës do të çohet në Strasburg! U izolua padrejtësisht për të mos thënë të vërtetat
14 Dhjetor 2024, 15:30