Në fshatin Karkavec të bashkisë Përrenjas takojmë Avni Kryemadhin, blegtorin e njohur që dimrin e kalon këtu bashkë me bashkëshorten në tokën që ka blerë për të ngritur fermën e tij.
Sot mbarështon 30 krerë lopë dhe 30 krerë viça si dhe ka 5 hektarë vreshta e rreth 1.5 hektarë qershi.
“Është e vështirë se ka lodhje fizike”, thotë Avni Kryemadhi.
Gjatë verës, ai kthehet në fshatin e lindjes, Stravaj bashkë me blegtorinë.
"Na pëlqen këtu, se gjithmonë jemi marrë me blegtori", shprehet ai.
Blegtori shprehet për Report Tv se rritja e çmimit të naftës është ndjerë menjeherë dhe po ia vështirëson punën. Frezimi i tokës nga 20 mijë ka shkuar në 30 mijë lek.
“Rritja e çmimit të naftës na ka vështirësuar shumë. Frezimi i tokës nga 20 mijë ka shkuar në 30 mijë lek", thotë ai.
Ka rreth 25 vite që merret me blegtori por ende vuan për gjetjen e tregut si për mishin ashtu dhe për qumështin.
"Djathin dhe gjizën e bëjmë sipas kërkesës",shprehet fermeri.
Avni Kryemadhi tregon se blegtoria për të nuk është vetëm aktivitet ekonomik por një mënyrë jetese, prej së cilës nuk do të heqë dorë pavarërisht sfidave.
Komente











