Përse njohja e Izraelit i shpëton shqiptarët nga orientimi Lindor dhe nga rreziku rus apo turk?!

Përse njohja e Izraelit i shpëton shqiptarët nga orientimi Lindor dhe nga rreziku rus apo turk?!

Foto ilustruese

Në një marrëveshje kaq historike Kosovë-Serbi është krejt normale që të ketë kaq shumë zhurmë me interpretime, mendësi apo edhe me kritika. Madje, unë jam i mendimit që kjo marrëveshje nuk është kuptuar aq thellësisht sa duhet dhe sa e meriton. Të paktën këtë impresion kam nga pala shqiptare. Kjo marrëveshje meriton të studiohet thellë dhe po ashtu të interpret në dimensionin e "real politik" dhe jo "ideal politik".

Kush janë efektet e kësaj marrëveshje dhe pse duhej njohja e Izraelit? Kosova nuk ka qenë ndonjë shqetësim për SHBA si nocion në vete, izolues apo përjashtues, sepse ajo është shumë e vogël për të hyrë në shqetësimet amerikane, por Kosova si territor dhe si pozicion gjeopolitik është përdorur e mund të përdorej për pasoja më të rënda gjeopolitike në Rajon që do të cenonin jo vetëm sigurinë e paqen në Ballkan, sepse ky i fundit s'ka qenë kurrë i sigurt, por edhe ekuilibrat botëror duke cenuar si fillim Europën.

Së pari, me pretekstin e Kosovës dhe qëndrimin e SHBA-ve ndaj çështjes së saj, Serbia gjithmonë në dimensionin e saj ka luajtur shantazhi duke afruar gjithnjë e më shumë Rusinë dhe interesat ruse në Ballkanin Perëndimor.

Pra, nëse SHBA nga njëra anë duan të çlirojnë nga influenca ruse Bjellorusinë duke e shtyrë në ekstrem kufirin me Rusinë, nga ana tjetër Serbia mund të sillte dhe thuajse e ka sjellë Rusinë në zemër të Europës.

Nga ana tjetër Erdoğan, tashmë i bindur për ta risjellë në një dimension tjetër ish "Perandorinë Osmane" dhe ka dashur e ka menduar se gjeneza e këtij procesi në Ballkanin Perëndimor të jetë pikërisht Kosova, sepse kjo e fundit duke mos pasur një pozicion të qartë ndërkombëtar është më e dobët për tu mbrojtur e për të pasur një linjë të qartë për të ardhmen. Për shkak të trazicionit të gjatë, sfidave të mëdha dhe faktit se serbët kanë mbajtur flamurin ortodoks në politikat nacionaliste dhe dihet se kishat ortodokse në Ballkan kanë bërë gjithmonë politik agresive territoriale, kosovarët janë orientuar gjithnjë më shumë drejt besimit mysliman. Pra, përtej besimit si raportit personal, besimi mysliman  është konsideruar edhe si elementë bashkimi kundër serbëve. Kjo situatë edhe për shkak probleme të mëdha ekonomike e institucioneve të brishta shtetërore të Kosovës është shfrytëzuar nga Turqia e pse jo edhe nga vende të tjera që kanë interesa konkurruese me Europen dhe SHBA. Duhet theksuar se me propagandë të qëllimshme e po ashtu edhe për arsye që thamë me lart, Kosova ka qenë një shqetësim serioz në lidhje me organizatat e ndryshme kriminale që përdorin fenë për interesa gjeopolitike.

Situata aktuale ka bërë që Ballkani të kthehet në qendrës të vëmendjes dhe po ashtu të dëshmoj se sa është në gjendje të ndez veten e pse jo edhe krejt Europën ashtu siç ndodhi me fillimin e Luftës I Ballkanike dhe Botërore me vonë. Përplasja e Turqisë me Greqinë dhe pse jo edhe e kësaj të fundit me Shqipërinë, po tenton të rikthej vëmendjen e fuqive të mëdha për Ballkanin ashtu siç ndodhi me Luftën I Botërore.

Ballkani është një zjarr që nëse nuk mbahet në dimension e pranueshme djeg veten, Europën dhe më gjerë. Përplasja e Turqisë nuk është realisht me Greqinë, por kjo e fundit është e mund të jetë viktima e parë e një procesi real për të rikthyer gjeografikisht Perandorinë Osmane. Përplasja e vërtetë në zonë është mes Turqisë dhe Izraelit e mes Turqisë dhe Egjiptit. Kjo lidhet edhe me faktit se tashmë Turqia është ushtarakisht në Siri e kështu mund të themi se është vend kufitar me Izraelin dhe Egjiptit. Këta të fundit dikur vend të betuar armiq, mund të bëhet miq përballë rrezikut turk. Egjipti e ka frikë hijen e Perandorisë Osmane, sepse e ka provuar në kurriz e djersa Izraeli është i vetëdijshëm se Turqia nuk është vend arab. Pra, me njohjen që i ka bërë Izraeli Kosovës u ka dhënë një goditje të fortë planeve osmane të Erdoğan në Ballkan e po ashtu ka dobësuar shumë edhe interesat ruse në krejt Ballkanin.

Po në shqiptarët çfarë përfitojmë me këtë njohje?

Së pari, kemi mundësi të bëjmë paqe me një popull si serbët që kemi katër shekuj hasmëri. Serbët i kemi dhe do i kemi gjithmonë komshinj dhe është mirë të bashkëpunojmë si popuj, përderisa bashkëjetesa jonë është e detyruar për rrethana historike e gjeografike.

2. Se dyti, kemi një Serbi me të lodhur e më pak të mbrojtur nga Rusia. Megjithatë, kjo marrëveshje mund të rrezikoj pozicionin tonë nëse nuk marrim masa e serbët të kthehen një popull me i dashur se i joni kundrejt SHBA-ve. Kjo duke pasur parasysh edhe faktin se lobi serb është rritur shumë në SHBA.

3. Së treti, rrezikohemi me pak nga influenca e Erdoğan dhe po ashtu rikthehemi, thuajse përfundimisht drejt Perëndimit

Theksim i Kosovës nga Natanjahu si vend me shumicë myslimane është bërë vetëm për qëllimet gjeopolitike të theksuar më sipër dhe nuk ma asgjë në thelb në lidhje me besimin mysliman të shqiptarëve. Derisa besimi fetar është një raport personal e social nuk është shqetësues, por nëse përdoret ose keqpërdoret për interesa gjeopolitike dhe kthehet në model të politikave shtetërore, atëherë shqetësimi është serioz. Pra, përdorimi i termit "vend mysliman" nuk ka qenë kundër nesh, por ka qenë një sinjal për të tjerët që duan të përdorin fenë për të na sunduar ashtu siç kanë bërë në të kaluarën!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 07/09/2020 08:01

    Se pari me e rendesishme eshte vendimi per dergimin e ambasades serbe ne Jeruzalem. Kjo i heq serbise nje nga armet e saj me te forta te terheqies se njohjeve te Kosoves duke u paraqitur si vazhduese e politikes se Titos ne drejtimin e vendeve te paangazhuara. Palestina nje nga vendet,kundershtare me te egra te njohjes se Kosoves( shiko deklaratat e zyrtareve dhe ambasadorit palestinez ne Beograd). Ky vendim deligjitimon mosnjohjen nga vende esktremiste islamike dhe komuniste mes tyre Irani,Koreja e veriut,Kuba,Algjeria etj. Njohja e Kosoves dhe dergimi prej saj i ambasades ne Jeruzalem eshte faktor minor dhe i justifikuar nga ky qendrim i palestinezve cka ka bere qe edhe reagimi i turqve te jete i moderuar. Si gjithmone Usa ne mbrojtjen tone dhe specialist te te futmeve afatgjata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë

Serbia ia refuzon Sveçlës kërkesën për vizitë në Luginë