Përse Presidenti nuk mund të jetë i shumicës?

Përse Presidenti nuk mund të jetë i shumicës?

Presidenca

Në situatën që ndodhet sot vendi, me një PD që ka një luftë të fortë të brendshme, që duke së nuk ka zgjidhje, me një realitet ku Pozita është aq e fortë sa në version absolutizmi duke pasur thuajse të gjitha pushtetet, Presidenca është i vetmi institucion që garanton një kontroll dhe ndarje të pushteteve!

Në këtë realitet institucional dhe politik në vend nuk mund dhe nuk duhet të jetë edhe institucioni i Presidencës nga shumica apo si propozim i shumicës. Meta, mund të akuzohet për tejkalim fjalori në aspektin politik, por një gjë është e sigurt, presidenca e tij do të mbahet mend për rol dinjitoz në shumë nisma të Shumicës me karakter jo vetëm antikushtetues, por edhe në cenim serioz të rregullave demokratike dhe të demokracisë.

Tymnaja e madhe që po ngrihet për zgjedhjen e presidentit të ri është edhe si pasojë e situatës së rëndë në PD që de fakto po e kthen Opozitën në një realitet qesharak dhe jo të denjë për misionin që duhet të ketë. Kështu siç është sot PD, pa analizuar shkaqet, nuk është në gjendje fare po fare që ta ndaloj revanshin politik të kësaj shumice.

Aktuale duhet të jetë e të merret seriozisht që presidenti të zgjidhet drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe kjo do të nënkuptonte jo vetëm ndryshime kushtetuese, por ndoshta ndryshim edhe në formën e Republikës, se një president i tillë ka të drejtë të ketë më shumë kompetenca se sa ka aktualisht. Unë, kam qenë e mbetem për një formë të një "Gjysmë Presidencializmi të butë" i ngjashëm me modelin e Rumanisë!

Megjithatë, këtë herë ashtu edhe si herët e tjera në të kaluarën, nuk jane rrethat politike për të bërë ndryshime të tilla, por në fakt as koha në dispozicion nuk premton nisma të tilla që duhet të jenë serioze dhe po ashtu gjithëpërfshirëse.

Debati pa vend që shikoj këto ditë është se na qenka nevoja për një presidente grua! Në fakt nuk jam kundër kësaj gjëje, por President nuk është titull që jepet për të drejtat e gruas apo për përfaqësimin e saj në institucione. Prandaj, do të ishte mirë nëse do të ishte një grua me personalitet Presidente, por ky proces nuk duhet të trajtohet si një dhuratë për gjininë femërore apo si një mëshirë. Gratë dhe burrat duhet të bëhen pjesë e një gare serioze me një proces serioz dhe të fitoj meritokracia, pa mbizotëruar kriteret gjinore as si favor e as si diskriminim.

Debat tjetër që bëhet është se Presidenti nuk duhet të jetë nga politika. As ky nuk është një kriter që ka prova politologjike që kanë dhënë suksese të mëdha! I vetmi president në SHBA që nuk erdhi nga politika ishte Trump dhe suksesi i tij nuk ishte aq i kënaqshëm. Madje, nuk arriti as të ri zgjidhej për një mandat të dy. Një president apolitik e kemi pasur edhe në e ky ka qenë Alfred Moisiu dhe presidenca e këtij të fundit nuk është një rast suksesi.

Mendoj, se figura që duhet të zgjidhet president duhet të ketë një statur të lartë shtetëror, politike, por me qendrimet e tij nuk është bërë pjesë e polemikave bajate të politikës shqiptare, por që ka mbajtur qëndrime mbi palët duke ruajtur thuajse me fanatizëm rendin kushtetues dhe interesin e qytetarëve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024