Përshkallëzohen protestat në Izrael, kërkohen zgjedhje të reja

 

Në një kohë që lufta në Gaza ka hyrë në muajin e gjashtë, kryeministri Benjamin Netanjahu po përballet me protesta të ashpra në vendin e tij

Mijëra njerëz u mblodhën në rrugët e Tel Avivit ku kërkuan dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të reja parlamentare.

Shumë izraelitë akuzojnë Netanjahun për sulmin e Hamasit më 7 tetor si dhe reagimin e pamjaftueshëm për lirimin e pengjeve civile, që janë në duart e militantëve.

Jo vetëm ndërkombëtarët janë kritikë për dhunën pa limit në Rripin e Gazës, por  zemërimi I popullit vjen në rritje

Kryeministri Netanjahu, ndërkohë është përpjekur të mos dëgjojë kritikat dhe presionin ndërkombëtar dhe të shtrijë ofensivën ushtarake deri në Rafah, aty ku janë grumbulluar dhe pjesa më e madhe e civilëve palestinezë të larguar nga shtëpitë e tyre.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Hezbollahu: Gjashtë sulme me raketa të nisura kundër Izraelit! Ushtria amerikane rrëzon dronin e lëshuar nga Houthi në Deton e Kuq


M.Q./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor