Personat me aftësi të kufzuar dhe komuniteti egjiptian dhe rom përballen çdo ditë me nivelin e lartë të përjashtimit social. Janë këto gjetjet e dy studimeve me temë “Romët dhe egjiptianët në Shqipëri”, në lidhje me profilin social-demografik dhe ekonomik bazuar në censusin 2011 si dhe profilit të personave me aftësi të kufizuar.
Gjatë një tryeze të rrumbullakët të organizuar në Hotel Tirana në kuadër të këtyre studimeve, ishin të pranishëm, Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Statistikave Gjergj Filipi, Sh.S. Zineb Touimi-Benjelloun Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuese e përhershme e programit të OKB , Sh.T.Christop Graf Ambasador i Zvicrës në Shqipëri, Ilda Bozdo nga Ministria e Mirëqënies Sociale.
Gjatë fjalës së tij, Filipi u shpreh se “personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti rom dhe egjiptian janë grupet më të diskriminuara. Sa i përkët shëprndarjes gjeografike, pjesa më e madhe e tyre është në qytetin e Gjirokastrës me 8% të personave me aftësi të kufizuar, ndërsa në Tiranë janë më pak se 5%.
Struktura e moshës pasqyron nivelin e lartë të fertilitetit dhe shkallët e larta të vdekshmërisë për të dyja grupet. Studimi tregon se martesa e hershme dhe prindërimi i hershëm janë diçka e zakonshme për romët, ku në moshën 2- vjeç rreth 60% e femrave janë të martuara dhe 43% e tyre janë të martuara që në në moshën 18 vjeçare , duke lindur edhe fëmijë.
Duke iu referuar shkollimit, Filipi nënvizoi se ajo është në nivele të tilla ku “shumica e fëmijëve shqiptarë rreth 97% dhe egjiptianë 93% nga mosha 6-9 vjeç ndjekin arsimin fillor, por për fëmijët romë kjo ndjekje e shkollës është vetëm në nivelin 55%. Braktisja te nxënësit e regjistruar romë të moshës 10-16 vjeç arrin në 30% për djemtë dhe 44,6% për vajzat’.
Sakaq, studimi tregon në lidhje me shkallën e papunësisë se vetëm 15% e grave rome dhe 13 % e grave egjiptiane janë të punësuara. Për romët e punësuar, cilësia e ulët e punëve që ata kryejnë pasqyron faktin se shumica prej tyre nuk merr pjesë në ekonominë gjithpërfshirëse, por gjejnë punë në sektorin informal.
Sipas studimit, personat me aftësi të kufizuar përbëjnë 6.2 % të popullsisë në moshë madhore në Shqipëri. Në tregun e punës, personat me aftësi të kufizuar kanë 5 herë më pak gjasa të punojnë në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.
“Duhen ndërmarrë masa për përmirësimin e gjendjes të grupeve të tilla si personat me aftësi të kufizuar, komuniteti rom dhe egjiptian. Për këta nevojiten njohuri të mira, informacione të sakta dhe këshilla të bazuara në fakte. Mbështetja mund të jetë e suksesshme vetëm nëse analiza bazohet në të dhëna të sakta dhe lehtësisht të aksesueshme”, tha Graf.
Për Zineb Touimi-Benjelloum, nevojiten ndërhyrje të koordinuara për reduktimin e varfërisë dhe për rritjen e shanseve për këto grupe, duke investuar në arsim, strehim dhe punësim.
Këto dy studime janë hartuar nga UNDP në kuadër të “Programi të Kombeve të Bashkuara për Përfshirjen Sociale në Shqipëri”, të financuar nga Zyra e Bashkëpunimit Zvicerian në Shqipëri.

Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com