Shkëlzen Jetishi, këngëtari i njohur në Kosovë, është kapur në flagrancë duke thyer rregullat e vetëizolimit të lëshuar nga autoritet. Për këtë shkelje policia ka bërë shoqërimin e tij në komisariat, aty ku Jetishi ka dhënë deklaratën e tij dhe më pas është liruar, pasi ka premtuar se nuk do të përsëritet.

Në një deklaratë për mediat zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, është shprehur: “Dje është hapur rast hetimi për këngëtarin Shkelzen Jetishi për mosrespektimin e urdhëresës. Është hapur rast dhe është liruar në proçedurë të rregullt, me premtimin që do ta respektojë urdhëresën.”
Sakaq përveç këngëtarit të njohur Gjurkaj njoftoi se për shkeljen e urdhrit të vetizolim, policia në Gjakovë ka shoqëruar edhe dy persona të tjerë.
Komente





Arroganca nuk eshte kurfare trimerie e menqurie, eshte vetem nje primitivizem naiv nga mendjemadhesia e injoorances hipokrite-mizevire,
Përgjigju