Përtej akuzave/ Çfarë është në të vërtetë aplikacioni 'Aktivisti' dhe lista fake e opozitës

Përtej akuzave/ Çfarë është në të vërtetë aplikacioni 'Aktivisti' dhe lista fake e opozitës

Aplikacioni i Aktivist

Përgjatë ditës së sotme në media është folur për aplikacionin digjital “Aktivisti” të cilin opozita e konsideron “mjet presioni” mbi administratën publike për të bërë like dhe share aktiviteteve të kryeministrit.

Por mjafton një vëzhgim për të kuptuar si funksionon ky aplikacion dhe çfarë përfaqëson ai përtej përdorimit politik nga opozita.

Së pari, bëhet fjalë për një aplikacion, një mjet komunikimi të ngritur nga Partia Socialiste si grupim politik. Pra një rrjet social i PS i cili mund të shkarkohet lehtësisht në aparatet telefonike nga çdo përdorues Androidi apo Iphone.

Çdo zotërues i një aparati të tillë mund ta aksesojë këtë aplikacion duke vendosur vetë emrin që dëshiron si përdorues, madje edhe Berisha apo Meta vetë që sot shfaqen të shqetësuar mbi funksionalitetet e një aplikacioni të tillë.

Njësoj si rrjeti social facebook apo Instagram, është përdoruesi ai që jep miratimin nëse të dhënat e tij, që janë emri dhe mbiemri, mund të regjistrohen në aplikacion. Pra është përdoruesi ai që jep pëlqimin për këtë informacion bazik. Në asnjë rast, aplikacioni nuk i kërkon përdoruesit asnjë të dhënë tjetër personale që cënon privatësinë e tij.

Çdo përdorues që regjistrohet dhe e akseson Appin, mund të zgjedhë lirisht se çfarë veprimesh ai dëshiron të ndërrmarë, të pëlqejë ose jo, të komentojë pozitivisht ose negativisht, mbi informacionet / lajmet që shfaqen në Aplikacion.

Pra në këtë rrjet komunikimi mund të hyjë kushdo që kërkon të lexojë informacionet kryesore nga lidershipi, deputetët apo drejtuesit lokalë të partisë socialiste, apo nga aktualiteti i jetës publike, pa qenë detyrimisht anëtar apo militant i Partisë Socialiste.

Në këtë kontekst, nuk ka asnjë arsye për ndonjë presion të mundshëm mbi administratën publike, e as ndonjë habi të madhe nëse një person, pjesë e administratës publike, mund të jetë edhe përdorues i aplikacionit.

Opozita pretendoi se pjesë e këtij aplikacioni janë shumë zyrtarë të organeve të drejtësisë, si gjyqtarë, prokurorë, duke iu referuar një liste përdoruesish të bërë publike.

Në të vërtetë kjo listë nuk ezkiston, ajo është një fabrikim i mediave pranë opozitës, sepse aplikacioni nuk është një mekanizëm i dedikuar për administratën publike.

Ndërsa emra të përveçëm që mediat e opozitës i përmendin si përdorues, ose mund të jenë vetë regjistruar duke shfaqur interes për informacion, ose emri i tyre si përdorues është thjesht një fabrikim i radhës për tu përdorur politikisht në tymnajën e ngritur nga opozita./Lexo.al

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Geri: 08/02/2023 19:54

    Vemjet e ketij vendi, qe levrijne ne llucë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025