Përurohet këndi i lojërave te Brryli
Erion Veliaj:Investim për të ardhmen

Bashkia e Tiranës ka mundësuar një hapsirë të re argëtuese për fëmijët e zonës së Brrylit dhe zonës përreth Maternitetit të Ri.
 
Këndi i lojërave u përurua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kjo hapësirë është një tjetër hap drejt mbajtjes së premtimit që çdo lagje të ketë këndin e vet të lojërave për fëmijë.
 
“Ky është këndi i katërt i lojërave; e filluam te Liqeni, më pas vijuam me një kënd shumë të bukur te ‘Mine Peza’, pastaj përfunduam këndin e lojërave te Presidenca dhe sot ky është këndi ynë i katërt për një nga lagjet më të mira e më të bukura të Tiranës, ku ka shumë fëmijë, por më në fund edhe me një kënd lojërash të Bashkisë së Tiranës që është publik, që është pa pagesë për të gjithë fëmijët. Dua t’u them fëmijëve, ta gëzoni, por edhe ta mirëmbani e ta ruani!”, u shpreh Veliaj.
 
Ai shtoi se këndet e lojërave janë një mundësi jo vetëm argëtimi, por edhe formimi dhe zhvillimi për fëmijët. Ndaj, theksoi ai, bashkia ka vendosur që në fillim që punën e saj ta nisë nga më të vegjlit e qytetit.
 
“Ky qytet ka shumë halle, por sa herë që nis historia e këndit të lojërave, ju i mbani mend protestat, zhurmën, si u politizua dhe si degjeneroi në dhunë, megjithatë i qëndruam deri në fund projektit, pasi besojmë se bashkia është si një familje. Nëse në një familje, gjëja më e shtrenjtë janë fëmijët, ashtu edhe në këtë familje të madhe, që quhet Bashkia e Tiranës, gjëja më e shtrenjtë duhet të jenë fëmijët dhe sa mirë bëmë që rezistuam deri në fund me këtë projekt, sepse tani jo vetëm bëmë këndin e madh, por në çdo lagje po ndërtojmë nga një kënd lojërash! Studimet tregojnë se një fëmijë që luan jashtë, që ka aktivitet fizik, që luan në skuadër, bëhet nxënës më i mirë, më i aftë në jetë, më i komunikueshëm me njerëzit, se sa një fëmijë që rri tërë kohën mbyllur, apo nuk ka një hapësirë ku të luajë”,
theksoi Veliaj.
 
Ai bëri të ditur se investimet në këtë lagje do të vazhdojnë edhe me disa projekte të tjera, si në infrastrukturën arsimore, ashtu edhe në atë rrugore. “Unë i mbaj fjalët dhe më vjen mirë që filluam këtu, por nuk kemi mbaruar punë me lagjen. Duam të bëjmë edhe disa ndërhyrje, e di që shkolla “Nikel Dardani” ka më shumë nevojë. Siç bëmë te ATSH-ja, ku u sistemua e gjithë lagjja nga brenda, kështu do të bëjmë me 50 lagje në Tiranë, kemi bërë vetëm 12”, tha kryetari i bashkisë. 

erion veliaj

erion veliaj
Foto të tjera

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu

‘Nuk më pëlqejnë burgjet belge’, kreu shqiptar i një bande në Britani nuk pranon deportimin: Kam djalin dy vjeçar këtu