Perurohet stadiumi "Loro Boriçi"
Ja video e debatit Rama-Ademi
Video/ Debati me kryebashkiaken

Kryeministri Rama ishte sot në Shkodër në inaugurimin e stadiumit të ri "Loro Boriçi", ku u luajt edhe ndeshja miqësore Shqipëri-Marok.

Gjatë inspektimit të sallës se gazetarëve në stadiumin "Loro Boriçi", Rama shoqërohej edhe nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Gjatë inspektimit të stadiumit nuk kanë munguar batutat dhe replikat mes kryeministrit Rama dhe kryebashkiakes Ademi.

Rama ka kritikuar kryebashkiaken Ademi se nuk ka prishur asnjë ndërtim pa leje përreth stadiumit "Loro Boroçi"

"Voltana në portë, Voltana në sulm. Nuk ke prish asnjë ndërtim pa leje. Turp! O Zot ndihmoje Shkodrën. Ëndrra për ndërtimin e stadiumit u bë realitet. Nuk ka nevojë për fjalë. Me fjalë merren ata që e kanë zakon.  Ky stadium është 'spektakel arena' dhe do jetë super spektakël", ka deklaruar Rama. 

Por nuk ka munguar as kundërpërgjigjja e kryebashkiakes së Shkodrës. Ajo ka akuzuar Ramën se nuk jep asnjë lekë për Shkodrën. Ademi ka deklaruar se nuk mund të prish ndërtimet që janë me leje. "Rama nuk jep asnjë lekë për Shkodrën. Nuk mund të prish ndërtimet me leje. Ne nuk kemi bukë për të ngrënë", i është drejtuar kryeministrit kryebashkiakja e Shkodrës.

Ja debati Rama - Ademi
Voltana Ademi: Ka një vullnet absolutisht shumë të mirë për të bërë gjëra.
Edi Rama: E shoh vullnetin, ke një vit në detyrë dhe shikoje si e ke lënë.
Nuk e kam parë vullnetin. Janë magazina biznesi.
Edi Rama: Apo stimulon biznesin?
Voltana Ademi: Sigurisht, edhe këtë punë e bëjmë se nuk kemi bukë për të ngrënë.
Edi Rama: O Zot
Voltana Ademi: Duhet të lexoni letrat që iu kemi dërgu se nuk kemi bukë për të ngrënë.Me sjellë minimumin e minimumit të fondeve në Shkodër. Do t’iu tregoj një histori për çështjen e pronës....Besoj e dini.....
Edi Rama: Të përqëndrohemi tek stadiumi të lutem
Voltana Ademi: Jo dua t’iua tregoj, përfaqësoj të drejtat e pronës kur ekziston mënyra e zgjidhjes.
Edi Rama: Voltanë, je kryetare bashkie dhe duhet të heqësh të gjitha ndërtimet pa leje.E ke detyrë.
Voltana Ademi: Sigurisht që e bëj.
Edi Rama: Hiqi, mua po ma kërkon?
Voltana Ademi: Jo,kurrë
Edi Rama: Atëherë hiqi
Voltana Ademi: Unë mbroj të drejtat e qytetarëve të mi


(Kryeministri Edi Rama dhe Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi) 

Rama ka thënë se stadiumin Shkodra e ka merituar.

Besoj se ky stadium është një standard tërësisht i ri dhe jam i bindur që ky qytet për traditën e vet dhe historinë dhe për pasionin për futbollin e ka merituar prej kohësh, por rëndësi ka që sot e ka një të tillë” tha Rama.

Të mërkurën në orën 20:40 është luajtur miqësorja Shqipëri-Marok në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër.

Kjo është ndeshja e parë që luhet në këtë stadium, që pas rindërtimit të plotë të tij. Kuqezinjtë edhe pse luajtën një lojë të mirë, nuk arriten ta inauguronin stadiumin me një fitore, pasi nuk ndeshja u mbyll 0:0.

Për mbarëvajtjen e ndeshjes policia kishte marrë masa të rrepta.

Qindra efektivë rrethuan të gjithë zonën për të garantuar sigurinë, ndërsa mbi stadium janë vendosur dhe snajperistë.

Për ceremoninë e inagurimit të stadiumit, në Shkodër ishin kryeministri Rama, Ministrja Nikolla dhe deputetë të PS-së.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen