TIRANË- Me pjesëmarrje të ulët dhe sulme sporadike me gurë e molotovë ndaj policisë, vijoi protesta e të rinjve edhe këtë të shtunë në Tiranë. Pasi larguan militantët e PD-së, protestuesit marshuan në shi nga Ministria e Arsimit drejt Kryeministrisë.
Mes tyre u panë edhe Arlind Qori dhe Erald Kapri, të cilët më herët ishin akuzuar nga drejtuesit e PD-së me argumentin se ishin ata autorët që përzunë demokratët nga protesta te Ministria e Arsimit ku u regjistruan përplasje mes dy grupimeve. Gjatë kësaj kohe, një grup të maskuarish sulmuan efektivët me gurë e molotovë, ndërsa policia ndërhyri me ujë me presion për t'i sprapsur.
Në orët e mbrëmjes, një grup protestuesish nisi sulmet drejt godinës qeveritare ku shkuan rreth orës 16:00. Një grup protestuesish të maskuar nisën të shkulin gurë nga bulevardi dhe t'i grumbullonin për sulme ndaj policisë. Disa prej tyre përdorën edhe llastiqe, ndërsa të tjerë drejtuan lazerë ndaj autobotit të ujit dhe një droni që ia dolën ta rrëzonin.
Disa molotovë shpërthyen në këmbët e policëve dhe poshtë autobotit të ujit, ndërsa uniformat blu u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me presion.
Rreth orës 17:15, pas sulmeve me molotovë ndaj efektivëve dhe autobotit, policia ndërhyri me ujë me presion, duke i sprapsur protestuesit drejt Piramidës. Sulmet vijuan pranë Kullave Binjake, ku molotovët shkaktuan flakë në rrugë, të cilat u shuan nga policia.
Kundërpërgjigjja e uniformave blu me ujë me presion solli shpërndarjen e protestuesve, pjesa më e madhe drejt Parkut Rinia, ndërsa u shmangën edhe sulmet e mundshme drejt bllokut të ministrive, që më herët kanë qenë objekt sulmi.
Një grup i vogël protestuesish u grumbullua në sheshin 'Skënderbej' ndërsa të tjerë shkuan në rrugën "Myslym Shyri" ku shkaktuan trazira të vogla me molotovë. Disa protestues që kishin mbetur, u rikthyen në bulevard. Aty, tri vajza ishin veshur si police për Halloween për të ironizuar forcat e rendit. Protesta u mbyll në orën 20:30.
Ndërsa në bulevard zhvilloheshin përplasje të herëpashershme me policinë, protestuesit ia dolën të dëmtonin një dron.
Duke përdorur lazerë, ata e rrëzuan dronin, duke e pritur këtë moment me brohorima.
Tre protestuese të maskuara janë veshur me uniforma policie për festën e Halloween. Njëra prej tyre mban në duar një pankartë ku ironizon ‘blutë’.
“Maska më e frikshme sot për sot, policia”, thuhet në të.
Një grup i vogël protestuesish janë rimbledhur para Kryeministrisë. Policia ka ndërhyrë duke përdorur spraj, ndërsa gjatë incidenteve është lënduar edhe një gazetare. Një prej protestuesve kërkoi ndryshimin e sistemit politik dhe hartimin e një Kushtetute të re, duke akuzuar Ramën dhe Berishën se kanë krijuar një sistem që nuk përfaqëson qytetarët.
“Ne jemi këtu se këtij vendi i duhet dhënë një drejtim tjetër. Ne duam zgjidhje themelore në këtë vend. Këtu duhet një Kushtetutë e re. Sali Berisha dhe Rama duhet të zhdukin Kushtetutën e vitit 2008. Këta që janë në Kuvend nuk na përfaqësojnë. Ata nuk na përfaqësojnë, nuk i kemi zgjedhur ne, i kanë zgjedhur kryetarët e partive. Gjithë shqiptarët duhet të bashkohen për Shqipërinë, që shqiptarët të mos vuajnë e të mos ikin më. Ky është atdheu i vetëm që kemi”, tha ai.
Protestuesit kanë hedhur molotovë në disa pika në rrugën “Myslym Shyri.”
Protestuesit janë shpërndarë në pika të ndryshme rreth qendrës së Tiranës. Ndërkohë, policia gjithashtu po marshon dhe u është vënë pas.
Më herët, një grup i vogël protestuesish u vendosën te sheshi ‘Skënderbej.’
Një grup i vogël protestuesish kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Policia i shpërndau me ujë nga bulevardi, ku nuk munguan sulmet me gurë e molotovë.
Më herët, para se të nisnin sulmet e protestuesve para kryeministrisë, një prej tyre përqafoi një efektiv.
Policia ka ndërhyrë përsëri me ujë për të zhvendosur protestuesit, pas disa sulmeve radhazi me molotovë.
Protestuesit duket të jenë shpërndarë, ndërsa ndërhyrja është e gjithanshme, nga Piramida drejt ish-hotel ‘Dajtit’ dhe Ministrisë së Brendshme.
Protestuesit e maskuar nuk po i reshtin sulmet me molotovë drejt policisë, duke shënjestruar sërish autobotin e ujit. Policia i ka shuar flakët duke përdorur një fikëse zjarri portative.
Pas molotovëve drejt policisë, protestuesit kanë hedhur të tjerë drejt Kullave Binjake. Policia i shoi menjëherë flakët në rrugë me fikëse zjarri. Uniformat blu po bëjnë thirrje për distancim nga aktet e dhunshme.
Kanë nisur sulmet e para të protestuesve me molotovë drejt efektivëve te kryeministria. Ata kanë hedhur disa prej tyre drejt autobotit të ujit, por pa arritur ta prekin.
Policia po ndërhyn duke hedhur ujë. Vihet re se deri më tani nuk ka pasur përdorim të gazit lotsjellës. Protestuesit po sprapsen drejt Piramidës.
Protestuesit po drejtojnë lazerë drejt autobotit të ujit që ndodhet në krah të kryeministrisë. Të tjerë, të maskuar, vijojnë sulmet me gurë.
Dy protestues po përdorin gurët për të luajtur me njëri-tjetrin, duke i pasuar si ‘top’.
Protestuesi i maskuar që është bërë i famshëm për gjestet e tij paqësore, ka dhuruar sërish puthje me dorë para kamerës.
Disa protestues të maskuar po grumbullojnë gurë, i shkulin dhe i hedhin në bulevard duke përgatitur sulmet drejt kryeministrisë e efektivëve.
Disa të tjerë gjuajnë herë pas here me llastiqe.
Protestuesit janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe ndërsa reshjet e shiut vijojnë, po marshojnë me çadra drejt kryeministrisë.
Ndërhyrja e policisë me ujë, pasuar edhe nga shiu, po shpërndajnë protestuesit. Një pjesë e mirë prej tyre janë pajisur me çadra e mushama, por ata po lëvizin drejt hyrjes së “Rrugës së Durrësit.”
Disa prej tyre janë strehuar jashtë bizneseve, të cilat janë të mbyllura.
Molotovët e protestuesve po shënjestrojnë policinë, ku disa prej tyre kanë përfunduar në këmbët e efektivëve. Fatmirësisht, këto incidente kanë kaluar pa lëndime.
Protestuesit kanë nisur sulmet me molotovë te Ministria e Arsimit, ku disa prej tyre kanë përfunduar poshtë autobotit të ujë duke shkaktuar shpërthim e flakë.
Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar sërish në dhunë, pasi protestuesit e maskuar kanë sulmuar me gurë e molotovë efektivët e policisë. Për t'i shpërndarë dhe për të ndalur sulmet, Policia ka ndërhyrë me ujë me presion.
Një protestues ka shfaqur kreativitet me maskimin e tij që në vend të kapuçëve të zinj apo syzeve, të përdorë maskën e një kllouni të frikshëm. Më pas, imiton edhe një të qeshur djallëzore.
Maskimi i tij i përshtatet edhe festës së Halloween-it sot.
Të maskuarit kanë shkulur pllakat e trotuarit para Ministrisë së Arsimit.
Ata kanë sulmuar edhe blutë me gurë, teksa kanë qëlluar edhe drejt institucionit.
Mes sulmeve me gurë të protestuesve të maskuar ndaj policisë dhe zjarreve në koshat e mbeturinave, policia ka nisur të ndërhyjë me hedhjen e ujit. Një autobot është afruar dhe po hedh ujë për të fikur flakët në kazanët e mbeturinave.
“Polici e krimit”, dëgjohen protestuesit në kor.
Pas djegieve të dy koshave të mbeturinave në mes të rrugës, protestuesit kanë hedhur molotov para Ministrisë së Arsimit.
Të maskuarit gjithashtu kanë gjuajtur me gurë drejt institucionit.
Protestuesit po ndezin tymuese blu e të kuqe, si dhe po djegin kartonë e dy kosha mbeturinash në rrugën para Ministrisë së Arsimit. Gjithashtu po hedhin edhe kapsollë.
Policia po bën thirrje që të distancohen nga aktet e dhunshme. “Mos bllokoni rrugën” dhe “mos ndizni zjarre”, thotë policia.
Në gatishmëri është edhe autoboti i ujit.
-
Sidorela Vatnikaj (një nga organizatoret e protestave të "Flamingove në shesh) ka marrë pagesa përmes Participay Fund, fond i administruar me Guerrilla Foundation si Fiscal Host. Dokumentet publike provojnë pagesa konkrete dhe përshkrimet e tyre i lidhin me punën në Activist Council. Ekziston një mbivendosje e dokumentuar mes aktivitetit të saj publik dhe marrëdhënies financiare me fondin. Ajo ka qenë pjesë e protestave dhe aktiviteteve publike, ndërkohë që dokumentet tregojnë se kompensohej për punë në Activist Council. Kjo është një çështje legjitime për transparencë dhe interes publik.Dokumentet publike provojnë pagesat, rolin kompensues në Activist Council dhe lidhjen financiare me Guerrilla Foundation. Ekziston gjithashtu një lidhje investimi e dokumentuar midis Antonis Schwarz dhe Soros Economic Development Fund në një fond të MDIF-së. Burimi kryesor është Participay Fund – Open Collective. Kjo është platforma ku publikohen transaksionet financiare të fondit. Në faqen e fondit dokumentohet se: Participay Fund ka si Fiscal Host Guerrilla Foundation. Fondi përdoret për kompensimin e aktivistëve dhe kontributin e tyre në veprimtaritë e rrjetit. Publikohen shpenzimet, përshkrimet e tyre dhe pagesat. Psh: Një dokument është fatura nr. 331306: Pagesë për Sidorela Vatnikaj €1,162.50 . Përshkrimi: Member of the Activist Council. Periudha: 1–28 maj 2026. Paraqitja e faturës: 27 maj 2026. Miratimi: 29 maj 2026. Pagesa: 29 maj 2026. Burimi: Open Collective – Expense #331306. Edhe një pagesë tjetër: Pagesë për periudhën 28 maj – 17 korrik 2026: €675 . Burimi: Open Collective – Expense #338553 . Një publikim i datës 22 gusht 2026 raporton 20 pagesa me këtë ndarje: Viti – Shuma 2024= €2,335 . 2025 =€12,232.50 . 2026= €10,258.50 . Totali =€24,826 . ________ PYETJA ËSHTË: A e paguan Guerrilla Foundation? PO. Guerrilla Foundation, (Financuesi / Fiscal Host)–>Participay Fund (Fondi për kompensimin e aktivistëve) –> Sidorela Vatnikaj (Përfituese e pagesave të regjistruara). Faqja e Guerrilla Foundation në Open Collective dokumenton transferime të konsiderueshme drejt Participay Fund. Për shembull: 1 dhjetor 2025: €30,000. 26 janar 2026: €50,000. Përshkrimi i transaksioneve është Budget for activist compensation. Kjo provon lidhjen financiare ndërmjet fondacionit dhe fondit. ●A është anëtare e Activist Council? Dokumentet financiare e identifikojnë si përfituese të pagesave për punë në Activist Council. Përshkrimet e faturave përfshijnë periudha të caktuara pune dhe kompensime për këtë rol. Kjo është më shumë se një lidhje e përgjithshme me fondacionin: kemi një marrëdhënie të dokumentuar kompensimi për shërbime të lidhura me strukturën e tij. ●Në një artikull të Guerrilla Foundation të titulluar Tirana, a City for Profit, Not People, botuar më 26 mars 2024. Artikulli ka tre bashkautorë: Edison Lika. Fation Kryeziu. Sidorela Vatnikaj. Guerrilla Foundation – Tirana, a City for Profit, Not People. Kjo provon bashkëpunimin e tyre në një publikim të fondacionit. Në Citizens.al, botuar më 16 tetor 2024, gjendet një artikull që dokumenton se protestën simbolike kundër kampit të emigrantëve në Gjadër e organizuan tre aktivistë: Sidorela Vatnikaj. Edison Lika. Arilda Lleshi. Ata mbajtën një pankartë me mbishkrimin: The European Dream Ends Here! Burimi: Citizens.al – 16 tetor 2024. ●Ndërkohë në një shkrim të shqiptarja.com thuhet : Lapaj refuzoi të dilte në mbrojtje të Rrjollit, aktivistja ikën nga ‘Shqipëria Bëhet’: Kandidatët mbahen larg, për vendimet njoftoheshim në rrjete sociale. Aktivistja Arlida Lleshi ka njoftuar publikisht largimin nga partia ‘Shqipëria Bëhet’ që drejtohet nga Adriatik Lapaj. Shkak për këtë është bërë refuzimi nga kryesia e partisë për të mbështetur banorët e Rrjollit në protestat e tyre kundër realizimit të projektit “Blue Borgo” me pronar biznesmenin dhe botuesin Bashkim Ulaj. ●Kush është Antonis Schwarz dhe nga vijnë paratë? Antonis Schwarz është aktivist, filantrop dhe investitor me origjinë greko-gjermane. Është një nga themeluesit e Guerrilla Foundation. Në faqen zyrtare të fondacionit, Antonis Schwarz përshkruhet si person që ka përdorur pasurinë e trashëguar, me origjinë nga shitja e kompanisë farmaceutike Schwarz Pharma, për të mbështetur kauza shoqërore. Burimi: Guerrilla Foundation – Funders Circle. Faqja zyrtare e Funders Circle përdor shprehjen: “to fuel civil disobedience, community organising and new political visioning”. Pra, fondacioni e paraqet vetë kapitalin e financuesve si burim mbështetjeje për mosbindjen civile, organizimin komunitar dhe vizionet e reja politike. Më 22 mars 2018, MDIF publikoi njoftimin për mbylljen e fondit Media Finance I (MMF I), me kapital prej 6 milionë dollarësh. Në listën e investitorëve përfshihen: Open Society Foundations (Soros Economic Development Fund). Dreilinden, një fondacion familjar holandez. Antonis Schwarz. Burimi origjinal: MDIF – MDIF closes $6-million media impact fund. Ky është një dokument i fortë që provon se Antonis Schwarz dhe Soros Economic Development Fund kanë qenë investitorë në të njëjtin fond. _______________________________ https://opencollective.com/participay-fund/expenses/331306?___________ https://opencollective.com/participay-fund/expenses/338553?___________ https://patriotikmedia.al/2026/08/22/financohen-nga-ojq-te-e-sorosit-dhe-hiqen-si-patriote-sidorela-vatnikaj-ka-perfituar-24-826-mije-euro-por-mbetet-e-paqarte-se-ku-kane-perfunduar-keto-fonde/?____________ https://opencollective.com/guerrillafoundation/transactions?______________ https://guerrillafound.medium.com/tirana-a-city-for-profit-not-people-def2eca34d27_____________ https://citizens.al/en/2024/10/16/the-first-refugees-from-Italy-are-welcomed-with-protests%2C-the-European-dream-ends/?_____________ https://shqiptarja.com/lajm/lapaj-refuzoi-te-dilte-ne-mbrojtje-te-rrjollit-aktivistja-iken-nga-shqiperia-behet-kandidatet-mbahen-larg-per-vendimet-njoftoheshim-ne-rrjete-sociale?______________ https://guerrillafoundation.org/our-people/funders-circle/?__________ https://www.mdif.org/news/mdif-closes-6-million-media-impact-fund/?
Përgjigju -
Kto rrugace qe injorojne veshjej e policise se shtetit jane ca te droguara qe i bejne shpelarje truri vetem studente nuk quhen se te jesh studente do te thote qe je njeri me itegritet dhe jo te poshterish veshjet e uniformen e shtetit ato japin jeten per te mbrojtur jetet tonalità moj idjotet e shekullit te mutit
Përgjigju -
Ato dy hocat qe shtynin policet ishin shume agresive po cfare faji te kane ato ato jane ne krye te detyres por edhe gazetarja shkoi ti hidhte zjarr benzines dhe pastaj ankohen se policia i hodhi piper,policet shume te qete bravo,sa gram te bardhe ju ka dhene qorri qe beni si histerike
Përgjigju










Komente
Komento