Pesë ushqimet që ju ndihmojnë kundër rënies së flokëve

Pesë ushqimet që ju ndihmojnë kundër rënies së flokëve

Foto ilustruese

Gjatë sezonit të stinës së vjeshtës shumë njerëz ankohen se flokët e tyre fillojnë të bien më shumë se zakonisht.

Mos u shqetësoni! Ka disa mënyra për ta përballuar këtë, dhe një fillim i mirë është të shtoni disa ushqime të caktuara në dietën tuaj që do t’ju ndihmojnë të mbani flokët tuaj të shëndetshëm

Salmoni
Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat janë jetike për shëndetin e flokëve. Këto yndyrna të mira ndihmojnë në hidratimin e lëkurës së kokës. Po ashtu  proteinat dhe vitaminat që përmban salmoni kontribuojnë në rritjen dhe qëndrueshmërinë e flokëve.

Spinaqi
Kjo perime jeshile është e pasur me hekur, vitamina A dhe C, si dhe acid folik, të cilët ndihmojnë në qarkullimin e mirë të gjakut dhe ushqimin e flokëve.

Arrorët
Arrorët, të tilla si bajamet dhe arrat, janë një burim i shkëlqyer i vitaminave, mineraleve dhe acideve yndyrore. Këto lëndë ushqyese ndihmojnë në forcimin e flokëve dhe parandalojnë rënien e flokëve.

Avokado
Avokadot përmbajnë yndyrna të shëndetshme dhe vitaminë E, e cila nxit qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës. Një avokado në javë mund të sigurojë lëndët ushqyese që ju nevojiten për të mbajtur flokët tuaj të shëndetshëm dhe të fortë.

Kosi
Kosi është i pasur me proteina dhe vitaminë B, të cilat janë të rëndësishme për rritjen e flokëve. Ai gjithashtu përmban probiotikë, të cilët ndihmojnë në shëndetin e kokës.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë