Ish trajneri i Manchester United Alex Ferguson është shtruar në spital me emergjencë pas probleme me shëndetin. Pas mbërritjes në spital mjekët kontaktuan se Ferguson kishte pësuar një hemorragji cerebrale.
Ferguson u operua menjeherë për shkak të gjendjes së tij të rënduar. Operacioni ka shkuar shumë mirë, raportojnë mjekët. Ekipi i Manchester United sqaron se Ferguson do të jetë në një periudhë të kujdesit intensiv, për të cilën ka nevojë për t’u shëruar.
Ndërkohë, familja e Ferhuson kza kërkuar privatësi për këtë çështje. Alex Ferguson ishte i pranishëm 1 javë më parë kur Manchester United luajti kundër Arsenalit, ku ai përgatiti një dhuratë për Wenger në shenjë mirënjohje pasi francezi do të largohet pas 22 vitesh nga ‘topçinjtë’






Komente
Komento