Peticioni i mjekëve të Lezhës/ PD: Rama i mashtroi publikisht! Tallet duke 'shpërblyer' me nga 5 mijë lekë

Peticioni i mjekëve të Lezhës/ PD: Rama i mashtroi publikisht! Tallet duke  'shpërblyer' me nga 5 mijë lekë

Pas kërkesës së mjekëve për t'u përfshirë në skemën e shpërblimit prej 500-1000 euro gjatë COVID-19, ka ardhur edhe reagimi i PD-së! Në deklaratën e tyre, PD e cilëson si një mashtrim nga Rama.

"Partia Demokratike dënon aktin e mashtrimit të Rilindjes për pagat e mjekëve dhe infermierëve. Ai që qeverisë nga "burgu" i Surrelit me facebook shqiptarët, mashtroi publikisht, duke iu dhëne si shpërblim personelit shëndetësor të Lezhës jo 1000 euro për doktorët dhe 500 euro për infermierët, por tallet duke i "shpërblyer" me nga 5 mijë lekë. Protesta e bluzave të bardha të Lezhës ka gjithë mbështetjen e PD, si reagim ndaj sakrificës së tyre dhe të së drejtës së shpërblimit përballë rrezikut ndaj pandemisë nga Coronavirus. PD i bën thirrje Edi Ramës të mbajë premtimin për shpërblimin e mjekëve si detyrim ndaj punës së shkëlqyer që po bëjnë dhe të ndalë panikun që përhap vetë nga bodrumi i Surrelit", thuhet në njoftimin e PD.


Lajmi kryesor:

Shpërblim vetëm frontit të parë, urgjenca e Lezhës: Na takon edhe ne 1 mijë euro...5 mijë lekët që na dhatë jepjani familjeve në nevojë (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier