Kreu i qeverisë ka deklaruar sot se ligji i arsimit të lartë nuk do të preket. Ai kishte një përgjigje edhe për pedagogët që kanë firmosur një peticion ku kërkojnë anulimin e ligjit. “Nuk ka asnjë arsye që ligji i arsimit të lartë të preket sot. Nuk kam dëgjuar asnjë që të më japë një fakt se këtë zhvillim pozitiv të kërkuar e ka penguar ligji i arsimit të lartë. Kemi një boshllëk për të plotësuar nga ligji te ligjshmëria. Peticioni i pedagogëve? Është e rëndësishme ti ndajmë, janë shumë ata që janë heronj, por ka edhe të tjerë që janë si ajo shprehja “Sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull”. Përpara se pedagogët të shkojnë te ligji është mirë se secili të provojë përputhjen e tij me ligjin”tha Rama.


Lajmi kryesor:

Vendimet për kërkesat e studentëve/ Rama: Buxheti nuk ndryshon, fondi i garantuar, ligji i arsimit nuk preket