Petro Koçi i përgjigjet Lames: Kadastra na krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier, korrupsioni të qëndrojë larg institucioneve, ka raste që dikush duhet çuar në SPAK

Petro Koçi i përgjigjet Lames: Kadastra na krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier, korrupsioni të qëndrojë larg institucioneve, ka raste që dikush duhet çuar në SPAK

Petro Koçi i përgjigjet kreut të Kadastrës, Artan Lame pasi ky i fundit deklaroi që politika mos përfshihet me punët e Kadastrës, një përgjigje kjo që vinte pas akuzave të deputetit të zgjedhur Koçi.

Në kundërpërgjigjen e tij Koçi thekson se "Kadastra është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier". Politika thekson Koçi nuk ka pse i rri larg institucioneve, por larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni.

"Me lutjen per mediat që të mos përkthejnë: Politika, në emër të qytetarëve e ka për detyrë të reflektojë e të kërkojë performancë sipas ligjit në çdo institucion. Kadastra, si e kam thënë edhe në analizën paraprake të zgjedhjeve është një sektor që krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier. Pra politika nuk ka pse i rri larg institucioneve. Larg institucioneve duhet të qëndrojnë korrupsioni, shpërdorimi i detyrës, tallja me njerëzit, kapadaillëku dhe niveli i ulet i shërbimit. Këto s'kanë nevojë automatikisht për SPAK. Ka nevoje në rradhë të parë për nderhyrje dhe masa administrative. Por ka raste që dikush duhet çuar edhe në SPAK', shkruan Koçi në replikën e tij ndaj Lames.


Lajmi kryesor:

Artan Lame: Politika mos të përzihet, dosjet po i çoj vetë për hetim! Koçi: Kadastra na krijoi kosto politike dhe elektorale në Fier, ka raste që dikush duhet çuar në SPAK


  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Një arbitër shqiptar vendos drejtësi në Euro 2024

Një arbitër shqiptar vendos drejtësi në Euro 2024