Pikante nga Kuvendi/ Basha me mikrofon me vete, ja çfarë nuk u pa sot në TV

Report TV dhe Shqiptarja.com sjellin pamjet pikante nga parlamenti, që nuk u dukën nga ekranet e televizioneve. Ditën e sotme parlamentare Lulzim Basha erdhi me vonesë në sallë, por ndihmësit e tij kishin marrë disa pajisje shtesë që të mundësonin transmetimin e fjalës së tij, në rast se Ruçi ja fikte mikrofonin.

Deputeti i Elbasanit, Endri Hasa që ka mbajtur edhe postin e Shefit te Departamentit të Informacionit në PD, kishte sjellë me vete një mikrofon, tablet dhe një boks me bluetooth për të forcuar zërin e kryetarit.

Një tjetër moment që nuk u pa, ishte ai i çastit kur Sali Berisha mori rregulloren e Kuvendit, dhe ja lexoi socialistit Anastas Angjeli.  Ndër të tjera, Ruçi ju kujtoi sot deputetëve rregulloren se nuk duhet të përdornin celularët në seancë, por kamera e Report TV ka fiksuar se si thuajse të gjithë, nga kryeministri, deri tek deputetët më të thjeshtë, nuk rrinë dot pa telefon në dorë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane