”Pikë uji” Filmi i Robert Budinës për krizën e shoqërisë zhytur në korrupsion e krime

Më 12 shtator vjen në kinema premiera e filmit artistik “Pikë uji”  me regji të Robert Budinës, një film që  ka në qendër një histori të errët përdhunimi e përmes saj shpalos dhjetra plagë të  shoqërisë shqiptare, në raport me moralin, të vërtetën, korrupsionin dhe drejtësinë.

Në një turravrap drejt pushtetit pasurisë dhe benefiteve, një grua në karrierë , pjesë e një sistemi politik të kalbur në korrupsion, por edhe nënë e një adoleshenti, një mëngjes kupton se jeta e saj ndryshon  befas dhe në mënyrë traumatike.

Djali i saj i vetëm akuzohet për përdhunimin e e një të miture. A mund ta pranoje ajo këtë fakt? Cfarë  e shtyn të kërkojë me dëshpërim rrugë shpëitmi për të birin, dhe si zhvillohet metamorfoza brenda saj,  ndërsa përballet me të vërtetat e hidhura të  një sistemit të korruptuar dhe me plagët e një shoqërie të rrënuar në vlera morale...

Filmi me metrazh të gjatë i regjisorit Robert Budina, me titullin “Pikë uji”,  u prezantua sot para mediave, duke zbërthyer përmes këtij subjekti, një varg plagësh të shoqërisë së sotme shqiptare dhe krizave të thella që e kanë mbërthyer prej kohësh.

Robert Budina tha se ky film është një lloj reflektimi për gjithë ç’ka përjetuar si individ dhe si artist në raport me zhvillimiet shoqërore të këtyre viteve.

“Nuk jemi përpjekur të bëjmë aspak moral por ti thërrasim ndërgjegjes së shoqërisë tonë dhe ne si shoqëri kemi probleme të mëdha  në mënyrën si raportohemi me të vërtetën”, tha Budina.

Skenari i Doruntina Bashës i zbërthen ngjarjet duke depërtuar thellë në vetëdijen, mendimet, reflektimet,  dilemat dhe  revoltën, e  Aidës, një karakter kaq kompleks dhe përballë saj shpalos një gamë të gjerë karakteresh që si gurët e shumëngjyrësh të një mozaiku krijojnë një dramë të thellë e plotë jetë.

Për filmin “Pikë uji” regjisori Budina ka angazhuar një kastë të zgjedhur aktorësh që sjellin në jetë karaktere të ndërlikuara dhe plot emocion. Gresa Pallaska, një nga aktoret më të dashura për publikun mbarëshqiptar, interpreton rolin e Aidës, ndërsa Arben Bajraktaraj, aktor shqiptar me famë botërore që jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij teatral dhe filmik në Paris, luan rolin e Ilirit. Adem Karaga, një aktor shqiptar shumëdimensional nga Maqedonia e Veriut, interpreton Elvisin, ndërsa Gerhard Koloneci, një aktor që ka filluar të luajë role të rëndësishme në kinemanë italiane, luan rolin e Benit.

Në film interpretojnë gjithashtu Kodjana Keco, një aktore shqiptare që zhvillon aktivitetin e saj artistik në New York, e cila ka sjellë një rol tronditës në këtë film, dhe talentet e reja natyrale si Paolo Iancu, i cili jeton në Bukuresht dhe ka filluar të luajë role në kinemanë dhe teatrin rumun, gjithashtu Henri Topi, një i ri nga Pogradeci që premton të jetë një nga zbulimet aktoriale shqiptare në të ardhmen.

“Pikë uji” është një nga ata filma shqiptarë që bën përpjekjen më të arrirë për rikthimin me dinjitet të filmit shqiptar në kinema, duke qëndruar larg komercialitetit dhe ndikimit të ndonjë sipërmarrje politike apo biznesi, larg kopjimit të kinematografisë perëndimore, por me një përqasje origjinale të plotësuar artistikisht, për të cilën pa dyshim ka meritë i gjithë stafi.

Filmi do të shfaqet premierë për publikun në Tiranë dhe në gjithë kinematë e Shqipërisë  me 12 shtator e më tej  do të vijojë shfaqjet në kinematë e Ballkanit, Spanjës, Italisë, Austrisë dhe Gjermanisë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Vietnam/ Tajfuni 'Yagi' shkëput urën, kamioni përfundon në lumë (VIDEO)

Vietnam/ Tajfuni 'Yagi' shkëput urën, kamioni përfundon në lumë (VIDEO)