Piktori shqiptar u arrestua se policia britanike ngatërroi çajin e malit me kanabis, reagon Rama: Dëshpëruese, ‘persekutorët’ të mbajnë përgjegjësi! Si do reagonte Sunak?

Piktori shqiptar u arrestua se policia britanike ngatërroi çajin e malit me kanabis, reagon Rama: Dëshpëruese, ‘persekutorët’ të mbajnë përgjegjësi! Si do reagonte Sunak?

Kryeministri Edi Rama dhe piktori Agim Agaj

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit që u publikua në media se një shqiptar në Britani të Madhe u mbajt për 15 orë në qeli pasi efektivët ngatërruan çajin e malit me marjuanë. Ndërsa ka publikuar lajmin e britanikes ‘The Sun’, kryeministri e cilëson një situatë të dëshpëruese, por tregohet i ashpër edhe me autoritetet britanike.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Rama kërkon që ‘persekutorët’ e shqiptarit Agim Agaj, me profesion piktor, duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë situatë. Kreu i qeverisë thotë se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Britaninë e Madhe për të goditur grupet kriminale, por ai bën të qartë se nuk mund të këtë bashkëpunim nëse komuniteti shqiptar në Britani nuk trajtohet me dinjitet. Këtë gjë Rama e bëri të qartë edhe me homologun e tij britanik, Rishi Sunak gjatë vizitës në Londër.

"Ju bëj thirrje ta lexoni të plotë dhe i falënderoj shumë autorët e asaj historie të trishtë, jo vetëm në emër të Agimit dhe shqiptarëve, por edhe për të vënë në dukje vështirësitë me të cilat përballen njerëzit e guximshëm që kanë emigruar në këtë vend të madh. Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të ofruar gjithçka që është e nevojshme për një luftë të suksesshme kundër rrjeteve kriminale. Megjithatë, nëse Britania nuk mund të tregojë respekt për komunitetin shqiptar me veprime në vend të fjalëve, si mund të presim bashkëpunim të suksesshëm midis qeverive tona?”, shkruan Rama.

Ndërkohë, Rama ka ngritur edhe një pyetje për homologun e tij Rishi Sunak, për të cilin shkruan se nuk e di se si do të ndihej ai nëse një situatë e tillë do t’i ndodhte një shtetasi britanik një situatë e tillë në vendin tonë.

Të gjithë e dimë përgjigjen, por ajo që nuk jam i sigurt është se si miku im Rishi Sunak do të përballej nëse një shtetas britanik do të arrestohej në Shqipëri për bartjen e çajit anglez dhe do të akuzohej si tregtar droge! Kjo situatë është dëshpëruese dhe persekutorët e Agimit duhet të mbajnë përgjegjësi!

“Andi Hoxhaj është një anëtar brilant i komunitetit shqiptar, që jep drejtësi në Britani, ndërsa Agimi është një piktor shqiptar punëtor që lyen shtëpi për britanikët. Çfarë po shkakton një padrejtësi kaq të rëndë në Britani që këta individë të virtytshëm të vuajnë kështu?”, shkroi Rama në Twitter.

53-vjeçari shqiptar, Agim Agaj, me profesion piktor u mbajt për 15 orë në polici pasi u arrestua nga efektivët britanikë të cilët i gjetën në makinën që po drejtonte çaj mali dhe e ngatërruan me marjuanë. Ai u lirua më pas pasi nuk kishte asnjë provë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 02/04/2023 12:18

    turp per nje kryminister qe meret me gjera ordinere

    Përgjigju
  • Edi25252: 02/04/2023 08:36

    Policia e thotë qartë: bojaxhi dhe dekorator . Mësohuni të thoni të vërtetën o popull .Bojaxhi është Ska pse e bëni kaq shumë problem , sepse ndenji disa orë në polici . U sqarua çështja dhe doli jashtë Në çdo shtet të botës ka keqkuptime pa zarar as nuk e rrahën , as e keqtrajtuan

    Përgjigju
  • Unë: 01/04/2023 22:59

    Nuk është piktor, por bojaxhi dhe dekorator. Do ishte mirë të përktheni saktë.

    Përgjigju
    • Meri: 02/04/2023 08:07

      Edhe dekoret jan piktura.Ne EU,personat që lyejnë me bojë dhe bëjnë dekore,quhen piktor:

  • AltinTop: 01/04/2023 19:05

    Kur del e flet Kryeministri yne per policine Angleze.. imagjino ca do thoshte Sunaku per zbulimet e vrasjeve nga policia shqiptare kto kohet e fundit…

    Përgjigju
  • Keqkuptime: 01/04/2023 18:38

    Anglezet e moren per trafikant, shqiptaret e quajten piktor, po ky qenka bojaxhi.

    Përgjigju
  • O piktor: 01/04/2023 18:09

    Hidhi ne gjyq aeroportin britanik i merr gati 10,000£ se keshtu behet mesim!

    Përgjigju
  • Miri: 01/04/2023 16:13

    Qenka keputur ne mes kryemediokrri yne per nje ndalim policie ne MB! Ce vite me pare bente presion per te arrestuar njerez pa faj per ti bere me barre punet e termetit. Ose kur i vuri minat Fanes pa pritur gjykaten. Cfare monstre e imoralitetit.

    Përgjigju
  • titi: 01/04/2023 15:44

    Anglezet jane raciste, dhe po behen dite e per dite me shume raciste kunder shqiptareve dhe lindoreve ne pergjithesi. Vetem te degjoni fjalimet raciste te Boris Johnson, apo Kryeministren para indianit, kuptohet se sa racizem ka ne syte dhe shpirtin e Anglezeve. Gjynah per nje brez qe lindi aty dhe do kete gjithmone nofullen "shqiptar". Angelzet jane me raciste se italianet, dhe kjo eshte e vertetuar. Sado te flasi KM shqiptar, apo sado reforma ne drejtesi te beje, shqiptaret, trajtohen e do trajtohen keq per shkak te racizmit qe kane anglezet.

    Përgjigju
    • Miri: 01/04/2023 22:39

      Shume raciste jane bere anglezet! Ka kohe kjo pune. Qe kur ndaluan skllaverine shekuj me pare dhe shkaterronin cdo anije kontrabande sklleverish. Por sidomos tani qe ne krye te qeverise ka nje indian, e ka bere balte fare racizmin! Por shyqyr qe ne kemi Ramen dhe ai na shpeton nga racizmi i inglizit....

  • Arbërori: 01/04/2023 15:33

    Mjaft më o drogagji se e ke bër Shqipërin tepsi që tërë bota perendimore qesh dhe injoron Shqiptarët. Edvin shkjau shqipfolës serborus me gjakë e shpirt

    Përgjigju
    • Llesh: 01/04/2023 18:33

      O malok car meso shqip para se te flasesh.. na keni Ca' trapin me kete gjuhe bastarde. Kthehuni ne shpellat tuaja se pa ju Shqiperia eshte me e bukur

  • Adi: 01/04/2023 14:45

    Une blej caj mali tek nje dyqan turk. Kete variant te ngaterrimit te cajit me kanabis e kam me te degjuar. Po te ishte, se caji i malit do ngaterrohej me kanabis, pse jane dyqanet turke te mbushur me caj mali?

    Përgjigju
  • Besi: 01/04/2023 14:33

    Ka qen duke provoku linjen ai???? Vec ti Mos fol o rama se ju politikanet e keni flliq shqiprin se populli shkret mbahet me djers

    Përgjigju
  • luani: 01/04/2023 14:20

    nuk eshte hera e pare zoti k m ka plot raste te tjera neper aeroporte e botes ku shqipetaret denigrohen per raste te tilla

    Përgjigju
    • samiu: 02/04/2023 12:15

      po pse pikrisht cai posht sediles ...

    • Perkthyesja: 01/04/2023 21:00

      Po kjeshtu eshte kur mollet e kalbura qe kane hyre ne Angli prishin tere tufen! Punon tufa ndershmerisht dhe mollet e kalbura me keq te rrenojne sa here krijon emrin e mire!

    • Or tej: 01/04/2023 15:02

      Cfare ti bejme ne qe na ka dale nami i zi per trafikante or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci

Lirohet nga qelia ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci