Një shqiptare ka humbur jetën në Itali mbrëmjen e sotme nga një aksident rrugor.
 
Viktima është 45-vjeçe, ndërsa u përplas për vdekje nga një i moshuar italian, 91-vjeç me banim në Ponsacco, Pisa.
 
Sipas të dhënave të parë të medieve italiane bazuar në informacionet nga policia dhe dëshmitarët, i moshuari ka humbur drejtimin e makinës duke përplasur për vdekje shqiptaren, me inicialet B.D.
 
I vështirë ka qenë momenti i nxjerrjes së trupit të viktimës poshtë makinës, pasi është dashur ndihma e zjarrfikëses dhe një vinçi për ta ngritur automjetin që shkaktoi aksidentin.
 
Policia italiane ka ndaluar të moshuarin që shkaktoi aksidentin dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë.
 
Ndërsa përsa i përket viktimës, shqiptarja ishte banore e zonës dhe jetonte prej disa vitesh në Itali me familjen.



dy.b/shqiptarja.com