Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen Kundër Diskriminimit gjatë një interviste për Report Tv ka folur për protestat e dhunshme që janë zhvilluar gjatë këtyre 5 ditëve në vendin tonë në të cilat ka pasur një pjesëmarrje të madhe të të miturve dhe të rinjve.

Sipas tij pjesëmarrja e të miturve nëpër protesta është diçka pozitive, por në momentin që gjatë saj ka akte dhune atëherë ai thekson se duhet të distancohen. Këtu ai shton se protestat e dhunshme iu cënon jetën dhe anën psikologjike të miturve, jo vetëm për tani por edhe në të ardhmen.

“Shqetësimi kryesor ka të bëje me marrjen pjesë të fëmijëve në protesta. Është gjë e duhur. Por në momentin që ka akte të dhunshme shkakton problem. I cënon për jetën e tyre por edhe nga ana psikologjike. Nuk ndihmon në modele të mira. Bëjmë përditë raporte. Kur shikohet se ka akte të dhunshme shkakton probleme. Këta fëmijë ku përballen me akte të dhunshëm përballen dhe me shtetin. Nga ajo që kemi konstatuar është vënë tejkalim i ushtrimit të forcës nga policia. Është përdorur dhe gazi lotsjellës. Fakti që jemi në kushte pandemia do të thotë se gazi mund të sjellë probleme që janë në shtëpinë e tyre", tha Gajda.

Gjada ka shtuar se edhe punonjësit e policisë duhet të jenë më të kujdesshëm kur në protesta ka dhe të mitur. Po ashtu ai shton se edhe vetë të miturit duhet të largohen nga protestat kur ka dhunë.

"Edhe nga organet shtetërore sidomos pas dijenisë se ka të mitur në protesta duhet të jenë më gjakftohtë dhe më të përmbajtur. Në disa pamje filmike ka pasur akte dhune dhe nga të mitur. Familja luan rol kryesor. Duhet të ketë një shtesë të punojësve social dhe psikologëve që të kontaktojnë me të miturit, por edhe me familjet.

Të miturit duhet të largohen ose të distancohen nga dhuna nëse ka dhunë në protestë. Policia nuk e ka dimensionin social. Kjo situatë ndikon negativisht. modele sjellje negative të fëmijës. Prandaj duhet që pjesëmarrja e të miturve në protesta të dhunshme duhet ndihmuar sepse nuk ndihmon. Ndikon negativisht. Mesazhi është që e drejta për protestë është e pa kufizuar, por dhuna në protestë nuk është e drejtë”, u shpreh Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Prej 5 ditësh vendi ynë ka qenë në protesta, për vrajsen e Klodjanit. Gjatë protestave ka pasur edhe fëmijë, një pjesë e të cilëve janë në mesin e të arrestuarve.

Gjatë ditës së 5 të protestës në Tiranë policia ka arrestuar 4 personaduke e çuar në 93 numrin në total të arrestimeve që prej ditës së parë. Një punonjës policie u plagos për shkak të dhunës, duke e çuar numrin e të plagosurve në 26. Policia po ashtu ka proceduar në këtë protestë të pestë 46 persona, ndërsa në total numri i tyre ka shkuar në 314.