DOSJA K- Pjetër Delia / Një rebel në kampin e internimit të Savrës

Pjetër Delia ishte 13 vjeç kur i vdiq i ati në një aksident në punë në fushë, një natë ndërsa punonte turni i tretë në kampin e intenrimit në Savër të Lushnjes. Prej asaj nate jeta e tij në atë kamp internimi do të vështirësohej dyshyfish. Pjetrit nuk do ti jepej e drejta të vijonte të studionte në gjimnaz. Vështirësitë ekonomike do ta detyronin që të niste punë shumë shpejt që në moshën 16 vjeçare. Pa mundësi për tu shkolluar në luftë t ëpërditshme për të siguruar bukën e gojës dhe nën presionin e jashtëzakonshëm të regjimit ndaj gjithë të internuarve në kamp, Pjetri e shpesh e lëshonte veten në valët e revoltës së brendshme. Ishte ende fëmijë, por duhet të burrërohej aty në atë kamp e ti bënte ballë jetës plot privime.

Pjetër Delia

Një rebel në kampin e internimit të Savrës

Goditjen e parë të drejtpërdrejtë që jeta në internim i dha Pjetër delisë ishte privimi nga e drejta për tu shkolluar. Si fëmija i një të internuari Pjetrit ju mohua kjo e drejtë fill pasi mbaroi klasën e e 8-të.

 

Mbaruam atë shkollën. Gjimnazi nuk na u lejua, nuk m’u lejua e u donte të filloja punë. Kam filluar më 1966, në qershor 1966.

Ishte parrulla: s’ke nevojë ti por ka partia për punën tënde nevojë. E fillova punë. Pas një viti shkova ushtar, pastaj në ushtri doli hapur se unë isha në një repart pune, mbillnim patate. Bënte roje nate roja i kapanonit me pushkë druri. Edhe aty dëgjoja oficerët që thoshin: ju s’e dini kush jeni ju? Ju i keni sytë nga Perëndimi. Ne ju vëmë juve të parët me pushkë druri që armiku t’ju vrasë të parët juve, pastaj ne. Atëherë e ndieja që isha helmuar, ndieja edhe unë atë armiqësinë, atë urrejtjen. Nga njëra anë thosha: pse unë s’duhet t’i kem të drejtat njëlloj? Në qoftë se ishte një vajzë e lagjes matanë, s’kisha as të drejtë ta shihja jo kështu. Edhe filloi ai helmimi, helmimi i përditshëm, filloi ajo heqja e shpresës. Nuk kisha më shpresë. I bëja pyetje vetes: cila është e ardhmja ime? Nuk gjeja asnjë rrugëdalje, asnjë të ardhme.

 

Pjetri thotë se gjithsesi nuk do të hiqte dorë dhe do të probvonte çdo mundësi për të vijuar të paktën shkollën e mesme. Por edhe tek mundësia meë periferike, sërish vigjilentët e regjimit do tia prisnin shpresat.

 

Thashë të shkoja në shkollë nate,se ka qenë një shkollë nate pa shkëputje nga puna, por. Edhe hyj unë natën e parë, natën e dytë. Ishin 52 nxënës. 50 kishte lista, 52 vinin se vinin natën ata lushnjarët. Vjen ai drejtori i shkollës, një Xhevit Manko. Zëvendësoi gjoja një mësues të matematikës. Filloi emrat, thërriste emrat e kokën poshtë. – Këtu, këtu, - thoshin ata. Kur tha: Pjetër Delia, - i thashë unë: këtu. Ai ngriti kokën. Njëherë nga ana tjetër, pastaj e ngriti nga unë. Tha: po ti, çfarë do këtu? Thashë: kam ardhur të arsimohem, të mësoj. Tha: di të numërosh deri në 30? Atëherë u kujtua që ndonjë muaj ka 31, tha: di të numërosh deri në 31? – Po, - i thashë, - di. – Ti, - tha, - ditët e punës ditke t’i numërosh. Çohu, - tha, - s’ka vend për ty. Ata lushnjarët, të rinj ata, heshtje varri, se ata s’arrinin ta kuptonin çfarë ishte kjo, kush isha unë.

Privimet dhe presioni, survejimi i vazhdueshëm dhe kurthet që shfaqeshin edhe në situatat më absurde  e bënin jetën gjithnjë e më të vështirë. Aty në ato tallaze, Pjetri si çdo I ri që jetonte në internim, kuptonte nga viti në vit se sa thellë depërtonte e keqja, se sa djallëzor ishte sistemi politik që luftonte me çdo mjet, çdo shenjë lirie.  

 

Shkollën nuk na lanë ta bënim. Shkoja p.sh. në punë, s’më linin kurrë 1 vit në një brigadë, se jo të gjithë ishin të këqij, edhe këta që quheshin të lirët e kështu. Kishte shumë nga ata që kishin simpati shumë të madhe, por kishin frikë. P.sh. kur është arrestuar Beqir Balluku, hyja në klub, ulesha te karrigia, te tavolina ime s’vinte asnjë nga ata, nga frika. Edhe vjen njëri që më salutonte, ishte edhe anëtar partie ai, dhe më salutonte kështu, kur hyn aty ktheu kokën në anën tjetër. Unë s’e kisha marrë vesh se çfarë kishte ndodhur. Ata e merrnin vesh që kur kapte Beqir Ballukun partia, këta e merrnin vesh aty. E fillonin të hapnin fjalë që është armik e është. Dola unë pas pak, thashë: çfarë ka ndodhur, dhe ika. Ai doli menjëherë prapa dhe më tha: Pjetri shiko, - tha, - ti ca gjëra s’i di, - më tha mua. – Kur të ndërrohemi, - tha, - po e ktheva kokën në anën tjetër, po qe mëngjes të kam thënë mirëmëngjes, por, - tha, - nuk i di gjërat ti, prandaj, - tha, - e ktheva kokën ashtu. Se kishte edhe nga ata, se ne në fund të fundit, një bukë me racion 400 gramë merrte edhe ai, se ishte anëtar partie e kështu. Ai hante bukë e biografi, i ziu. Se ishin të tjerët, se p.sh. ai Enver Hoxha ka përdorur një tatikë 5% e shqiptarëve të Komandonin tërë Shqipërinë. Se ai tjetri e bënte komunist, vinte me mua ai, ai kishte atë traktorin, unë ngrija tubat të vaditja me shokët e mi, e shikoja kur hante kishte 2 domate dhe 1 copë djathë. Ata ishin, se ishin edhe më të pazotët. E shikoja, ishte i mjeruar, por ai hante bukë e biografi, ai ishte i lumtur që kur ishte përballë meje e dinte veten që është në qiell. Unë duhej të bëja sikur me të vërtetë është edhe pse brenda nuk e pranoja se kur të më kthehej në muhabet e kështu, unë e pranoj superioritetin, por superioriteti në atë farë mënyre.

 

Rrebelimi i një djaloshi të internuar…

Në një moment specific të historisë së regjimit, kur vetë sistemi nisi të dënojë e të ndëshkojë bijtë e vet, një erë e re nisi të fryjë edhe në kampet e internimit. Diku forca goditëse e diktaturës ishte shkatërimtare për të frenuar çdo shenjë guximi , por diku tjetër kjo bënte efektin e kundërt dhe rebelimi ngrinte krye më shumë se kurrë.

Unë jam liruar p.sh., që s’kisha më problem pse të më çonin në burg, kur kapën Beqir Ballukun, u tmerruan të gjithë kështu edhe unë kisha nënën, motrën. Thosha: të shkoj në burg po i lë rrugëve, e ruhesha shumë. Edhe më thotë nëna: shiko Pjetër, në qoftë se bie në burg për politikë do lë kockat pas teje, po re, - tha, - për punë të tjera, pehlivanllëqe e kështu, s’kam për ta shkelur derën e burgut. Kur më tha atë, më drogoi. Atëherë isha i lirë, fillova unë, kisha qejf të më arrestojnë se thosha: shkoj në burg, mësoj gjuhë, se kështu ishin të ndaluara. Në burg ishin të lejuara. Thosha: shkoj atje, jam më i riu, gjej filanin, filanin, nga ata që i kishin kapur, arrestuar. Do mësoj gjuhën, do bëhem njeri. Të mendosh që do shkoj në burg që të kem autoritet. Shiko, këto janë absurde edhe t’i thuash. Edhe t’i thuash janë absurde. Edhe atëherë u lirova unë edhe s’e kisha problem, bëja çmos t’i tregoja edhe atij o këshill o kush ishte, t’i tregoja që ne të dyve as një diell s’na ngroh. Edhe të vinin të më arrestonin s’më bëhej fare, s’më bënte përshtypje, se po u ushqeve me helm je i helmuar e helm nxjerr nga goja. Deri më 1981. Pastaj më 1981 e kuptuam ne, sa ndodhi ajo e mehmet Shehut, e kuptuam ne që kjo është një kasolle që mbahej në një këmbë.

 

Mësimi i italishtes në fshehtësi….

 

Fillova të mësoj atë italishten. E mësova italishten dhe më është dashur jashtë mase, edhe atje ku është i vdekur, Lazër Radi, që ma ka mësuar, i jam mirënjohës se m’u gjend atëherë në Itali kur dola, dija gjuhën e i kisha të tëra rrugët e hapura.

Lazrin vetëm ta shihje, edhe armiku ma ha mendja e kishte zili, se këta intelektualët kanë një energji që, të habitshme. Edhe mënyra se si rrinte, mënyra se si fliste,

 

Ky atëherë kishte djalin, Jozefin. I them unë një ditë, se vinte nganjëherë e pinte nga një gotë raki te shtëpia ime e kështu, edhe i thashë: o xha Lazër, si t’ia bëj të mësoj këtë italishten? Më tha: kam folur edhe me Ninin (Jozefit i thoshte Nini), - tha, - do të marr ty, Luan Çelikun, do marr Grigor Kokalin, por do vini natën pas orës 9 dhe jo të gjithë bashkë, por një nga një. E shkonim ne. Kishte një, se unë kam jetuar në një dhomë 3 me 3, me nënën e me motrën, derisa jam martuar. E dilnim nga dritarja, kishim vënë një kërcu nga brenda e një nga jashtë, e dilnim nga dritarja e hynim nga dritarja.

 

 Atëherë ai kishte bërë një si punë kasolle përjashta, hynim aty, i vinte para batanije dritares edhe duhej të flisnim italisht, të vogël, io lavoro, tu lavori, lui lavora.

 

E mësonim ne, thoshte 1 mësim për 30 mësime shkolle se duhej të nxitonte ai, 25 fjalë në ditë duhej të mësoje. Unë ikja në punë vetëm se duhej t’i thosha me zë, se ndryshe po të mos i dëgjonte veshi s’i mësoje kurrë, - thoshte ai. ec rrugës e fol si i çmendur nga shkoja e nga vija, por më është gjendur ajo gjuhë jashtë mase, jashtë mase.

Ne kemi bërë rreth 7 muaj. Pastaj u vra Mehmet Shehu, sa thanë ashtu, të nesërmen shkuan ne gjoja të bënim shkollën, tha: çuna, gjendja është tepër kritike e shkolla jonë merr fund, ishalla shpëtojmë kokën. I shkreti. Por kishim mësuar goxha. Për ta kuptuar p.sh. e kuptoja shumë, shumë mirë. Atëherë edhe ta shpjegoja në njëfarë forme se ai na mësoi ato foljet e rregullta, se nuk të pranonte ai ashtu më, duhej ta flisje, atë që flisje duhej ta flisje saktë. Edhe më është gjendur ajo gjuhë, sa më ka ndihmuar në Itali, sa asgjë tjetër më shumë.

 

Njerez te medhenj ne kampet e internimit

 

 

Përtej privimeve dhe presionit të vazhdueshëm,  mungesë së lirisë dhe mudësive për të jetuar një ejtë dinjitozë, Pjetri thotë se në internim gjithsesi, pati fatin të jetonte mes njerëzve të mëdhenj dhe familjeve fisnike me tradita të vyera.

Ishte një Llan Kaziu nga Dibra, ai i shkreti më shikonte edhe si jetim, e më fliste, më këshillonte e më thoshte: në jetë duhet të dish të rrish në kishë me fetarët e në klub me sarahoshët, ishte një thënie, kështu. 600 letra i kishin shkuar Enver Hoxhës për t’i falur jetën, e ai ishte aty, e me ata që kam pasur unë them që unë e shokët e mi kemi dalë nxënës të këqij se duhej të kishim dalë shumë herë më, se aty ishte si njëfarë konkurrence, kush të ishte më në sy të mirë të atyre.

Kanë qenë, por pak kohë se ata i kanë ndëshkuar pak më rreptë, Lek Mirakën, Mojs Mirakën, Simon Mirakën, Sokolin. Por ata i hoqën atëherë, i larguan në ca vende që, për mua ata ishin 2 herë më të internuar sesa ne, se Savra ishte ngjitur me Lushnjën. Ata, kur shkoje atje në Gjazë e në Gradishtë, kur dilje në asfalt nuk shihje nga sytë se të vriste ajo toka rërë kështu. Qëllonte që shkoja, kur dilja në asfalt, nuk shihja rrugën kur ecja. Ka qenë Dedë Gjoni i Gjon Markagjonit, kanë qenë dinajt, Dine Dineja, ka qenë Gëzim Baruti, ka qenë Naim Staravecka. Po të më thuash: kush s’ka qenë, është më kollaj t’i them, se kush ka qenë. E gjithë ajo ajka.

E të gjithë këta njerëz pra, kanë folur e më kanë respektuar 100 herë më tepër sesa e kam merituar, se isha pak rebel unë nga natyra, se më dukeshin të padrejta, por faktikisht një i zgjuar duhej të rrinte me gojën mbyllur. Unë nuk rrija dot dhe e shfaqja kështu edhe isha një çikë si problem. Këta mua më besonin e më këshillonin e më thoshin: mos Pjetër, mos u vish Pjetër, se na pëlqente ajo, çfarë mode, edhe po të kishe lekët e gjithë dynjasë ti s’gjeje xhaketën, s’gjeje rrobat, por më pëlqente të vishesha e të bëja një golf. E më thoshin: Pjetër mos u vish, ti e sheh filanin, filanin, që ishin drejtues. 7 ditë me një këmishë të palarë. Kujtonin se kur të shihnin me këmishë të larë

 

Dramë me spektakël, të dyja bashkë. Unë, ka raste p.sh., sot që po të ishte, të kisha sferën magjike, do të ta bëja 24 orë të ktheheshim në vitet 70. Vetëm 24 orë jo më tepër, se ato që ndodhnin, ato që dëgjoje, bënin mbledhje populli, e kishin zgjedhur ata edhe thoshin: brigada e 1-rë të rrijë e para. Atëherë dilte ai i shkreti, ishte 60 e ca vjeç: Çohu! Për një këputje, një nga këta bostani a kështu, nga këto te prashitja, e bënin helaq e armik, ti je kështu, e ke zemrën kështu.

 

Se i organizonin: ti do thuash kështu, ti do thuash kështu. Ngrihej ai tjetri: ne duhet t’u shtypim kokën, ne, se shiko, lirinë, të flasësh për lirinë, duhet të flasë vetëm ai që s’e ka pasur, ai mund t’i shohë ngjyrat e nuancat e lirisë, se një që s’e ka pasur problem kurrë, ai nuk, flet kot.

 

Drejt lirisë…

Fundi i fiteve ’80 I kishte dhënë shenjat e para të degradimti të sistetimit dhe në burgje e kampe internimi këto shenja lexoheshin më qartë se kudo tjetër. Pjetri thotë se këto vite të fundit të diktaturës e kishin përgatitur atë edhe shpirtërisht për të nisur një rrugëtim të veërtetë drejt lirisë. Ai thotë se zgjodhi emigrimin ende pa u vendosur sistemi I pluralizmit në Shqipëri. Historia e tij e emigrimit në Itali është e veçantë dhe ai një pjesë të mirë të sukseist në këtë rrugëtim ja dedikon mësuesit të tij lazër radi I cili I mësoi italishten në kampin e internimit.

 

 

Më 1991 ishin votat, votimet më 31 mars. Dhe unë të hipja tek anijet, te këto që hipnin shqiptarët e të hyja tek ambasadat, kisha dëgjuar që i kapnin e i çonin në Polici në Tiranë, i vinin pas murit e me furgonë mbrapsht i kanë bërë edhe palë, pas murit. Atëherë thashë, unë durova 40 vite, pse duhet të rrezikoj unë? Se thashë çfarëdo të ndodhë, diçka do të bëhet. Prita unë ca kohë. Në mars pastaj, kisha mësuar italishten, shkova në ambasadën italiane në Tiranë, i dhashë 100 lekë rojes, i thashë: dua të hyj. Mori lekët ai, më futi, shkova atje, i kërkova, ambasadore kishte qenë një grua. I fola italisht asaj, iu duka vëlla. Dhe i tregova kështu e kështu, i thashë: unë kam ndenjur 40 vite në kamp internimi, sikur është liruar diçka, - i thashë, - e votat janë më 31, po fituan prapë të njëjtët nuk i dihet fatit, - i thashë, - se janë më të tërbuar se kurrë tani. Më tha mua: 40 vite në kamp përqendrimi? – Po, - i thashë. Kapi ato fletët, më tha: na këto, dil atje, bëji një foto pasaportës, na edhe këtë fletën jepja rojes kur të vijë, thuaji urgjent të të lërë të hysh. Dola unë, 2 orë, i bëra letrat, erdha, ia dhashë. Tha: hajde pasnesër merr pasaportën. Mora pasaportën, mora atë biletën, kushtonte 35 000 lekë atëherë bileta. Mora atë biletën unë. Më thanë në Lushnjë: kanë menduar të të organizojnë me Partinë Demokratike. I thashë: po, po. S’i thashë njeriu. Atëherë, kur hipa në avion që u ngrit mirë, thashë: bomba atomike. Atëherë isha kështu. Zbrita në Romë unë, i them një polici, i thashë: ku e keni atë drejtorinë? Më tha: në fund të korridorit, djathtas. Shkova atje. Ishte një mareshal ai, i fola, biles s’e ngriti kokën hiç ai. atëherë i thashë: kam ardhur në Itali e dua të qëndroj këtu. U ngrit ai: ku të çojmë ne ty, - tha, - kanë ardhur 31 000 në një muaj. I thashë unë, unë s’e dija çfarë grade kishte por e pashë që ishte i madh aty, i thashë: zoti mareshal, po ku hyjnë 31 000, 31 001, - i thashë unë, - nuk bën ndonjë diferencë.

 

Më tha mua: por janë 3 ditë Pashkë, ku do rrish ti? I thashë unë: edhe poshtë një ure se kam fjetur jashtë shumë herë kështu. – Jo, jo, do shkosh te kisha San Gregorio, - më dha një fletë, - do shkosh atje, - tha, - do të të bëjnë një fotografi, rri 3 ditët e Pashkëve dhe të hënën hajde këtu. Më dha atë letrën, të hënën shkova atje, e kur flisja italisht, më tha mua ai: do të çojmë në Napoli, është qendra e Italisë, atje zgjedh vetë. Më çuan në Napoli. Kur ia dorëzova atë fletën atij, ishin 1 100 shqiptarë aty, më tha mua: flet italisht? – Po, - i thashë unë. U ngrit përpjetë ai: mamma mia, mamma mia, na di njëri italisht. U mor vesh, kur në 7 të mëngjesit më erdhën ata të Kryqit të Kuq, më thanë: zoti Deliaj, të kërkon drejtori. Shkoj unë atje, më tha mua ai: flet italisht? Unë kisha frikë, se gjysma ishin të Sigurimit që kishin hyrë me këto anijet. Unë kisha lënë fëmijët, gruan e nënën. I thashë unë, më merrej goja kështu, më tha mua: kupton italisht? Unë prapë ato fjalë i përsërisja. – Ik, - tha. Ai oficeri: zoti komandant, po ky e dinte më mirë se unë, se unë e flas napolitançe, - tha, - ky e fliste pastër. – Pusho, - i tha atij, - të lutem. Ika unë. Pas gjysmë ore më erdhën prapë ato. Më thanë: të kërkon doktori. Shkova unë, u ula aty. Më pa njëherë, më fiksoi, më tha mua: pse the s’di italisht? I thashë: këtu janë 1 100 veta e ndoshta 100-150 janë ish-oficerë të Sigurimit. Kam lënë fëmijët, nënën, gruan, motrën edhe kam dalë për arsye ekonomike, s’kam dalë për të shkatërruar familjen. Hapi atë, nxori atë kartëvizitën, ma dha, tha: bëj tënden ti mos e ki problem, sa të jesh në Itali, çdo vështirësi që të kesh, - tha, - bjeri këtij numri.

– Sa të jetë, - tha, - doktor Açajoli në Itali, edhe s’më kërkoi asnjë lloj favori se e pa ai kështu dhe kur hynte në kamp me “Mercedes” ulte xhamin, unë rrija veç, se isha i mërzitur, lënë fëmijët, ulte xhamin, përshëndeste, e ngrinte xhamin dhe ikte. Atëherë thanë do na shpërndanin nëpër Itali kështu, unë shkova i thashë: më ke thënë që çdo favor. – Po. I thashë: aty ku të caktohem unë, - i thashë, - s’të them vendin, por ku të caktohem unë, njerëzit që do vijnë me mua t’i zgjedh vetë se kisha filluar t’i njihja në kamp unë,

Një ditë më thotë ky oficeri që i thashë që s’di italisht, më tha mua: Pjetër, ku do të shkosh në Itali? I thashë: nuk e di, do pyes ku të jetë vendi më i mirë. E mirë. Hyj në një klub unë dhe i them asaj të klubit, i thashë: cili është vendi më i mirë në Itali? Më tha mua: Siena, Toskana. I thasë: Toskana qytet është? – Jo, jo, - tha, - është rajon, por Siena është qyteti. Tha: është vend i pasur, i rregullt, funksionon ligji, çdo gjë. Shkova në Siena, fillova punë. Pas 2 muajsh, se s’e kisha zili Berluskonin unë, se të merrje p.sh. 2 000 000 lireta në një muaj, edhe për 34 vite më ka dhënë dinjitetin, më ka dhënë mundësinë për t’u bërë miliarder si Berluskoni po të isha i zoti. S’kam qenë i zoti dhe kam atë që kam pasur mundësi kam bërë. Por një vend që të jep dinjitet, për mua ai është atdheu im, se unë këtu, gjyshi fshatar e në ato vështirësi jete, babai ashtu, unë ashtu, djali do kishte pasur të njëjtën perspektivë p.sh. Atdheu është, por duhet të më japë diçka edhe atdheu mua. Të ma japë mundësinë që të jem si të tjerët. Edhe Italisë i jam mirënjohës përjetë, se më ka mësuar, më ka ulur edhe temperamentin që e kisha ashtu. Sot p.sh. në çdo lloj, edhe në momentin më kritik reflektoj, se del më mirë të reflektosh dhe të përgjigjesh prapa, se të përgjigjesh direkt. Më ka mësuar shumë gjëra që sot unë, në qoftë se ai, të marrësh atë Pjetrin e vitit 1991, 3%, as 3% s’kanë ngelur, se ndryshuar totalisht qoftë në sjellje, qoftë, të mos urrej, se ne humbim kohën duke urryer.

Pjetri thekson se hakmarrja  ëhstë rruga e gabuar për njërëzit që duan të ecin për para, sepse ajo përcveçse të shterron enegjitë dhe kohën e sfilit njerun dhe nuk e lejon të ecë përpara e të zbulojë potencialin e tij. Ai thotë se e kuptoi këtë që në ditë e p[ara të trazirave të vitit 1991.

 

më 1991, ku ndodhën ato që ndodhën, edhe jo unë, por as unë as shokët e mi s’kanë dalë një të shajë siç dëgjoheshin në rrugë bij komunistash duke sharë me nënë Enver Hoxhën. Unë s’e kisha sharë kur ishte gjallë e s’e kisha atë, ta shaja të vdekur. Ai ishte i vdekur, i kishin rrëzuar bustin e bënin çfarë bënin atje, unë s’i shikoja nga këta të persekutuarit të thoshte: maskarai, a të fliste për Nexhmijen çfarë dëgjoja në rrugë e kështu. Se, në qoftë se unë të bëj atë që më ke bërë, do të thotë që s’kam as ndryshim nga ti, por që dje e kishe ti e sot e kam unë. Unë s’e kam parë tek ata njerëzit që më kanë edukuar, këtë frymën e hakmarrjes. Se hakmarrja sjell hakmarrje e pas hakmarrjes, hakmarrje. Kjo quhet fatkeqësi. Ne kemi qenë dy herë fatkeq, e para që na ka kaluar komunizmi, rryma më përçarëse, që as në shtëpi brenda s’ka pasur qetësi. Edhe në familje komunistësh e gjeneralësh. E para fatkeqësi komunizmi. E dyta, na ra njeriu më i poshtër në krye, njeriu më hakmarrës, se ato që janë bërë në Shqipëri p.sh., s’janë bërë në asnjë vend përveç se në Rusi e në Gjermaninë Lindore. Në republikat e tjera nuk janë bërë këto.

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin

Rezart Kthupi: Përballë PS dhe PD duhet një pol i tretë! Të luftojmë bipartizanizmin