Plagosën kushëririn e Ervis Martinit dje në Laç, identifikohen autorët, zbardhen motivet

LAÇ-Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e plagosjes së Edon Martinit 19-vjeç dje në Laç. Ata janë dy të rinjtë; G.R. 21-vjeç i qëlloi mbi Martinin dhe A.M. ( L.) 25-vjeç që akuzohet për armëmbajtje dhe moskallëzim krimit, të dy banues në Laç.

Sipas policisë bëhet fjalë për një konflikt që ka nisur disa javë më parë mes tre personave dhe që vijoi dje duke u përshkallëzuar në  plagosjen me armë zjarri të 19-vjeçarit, i cili është kushëriri i parë (djali i xhaxhait) të Ervis Martinit.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar, pasi ka disa plagë në trup. Ai u gjet i gjakosur në anë të rrugës në lagjen nr. 1 të qytetit të Laçit, pasi u qëllua nga 21-vjeçari që është shpallur në kërkim. Autorët dyshohet se pas ngjarjes dogjën makinën në Borizanë të Krujës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 12/08/2019 06:59

    LIGJI I PASHAPORTIZIMIT dikur ishte LIGJI i LIGJEVE, sepse kontrollonte robt. Ai i mbante fshatarët neandërtalë të lidhur pas tokave bujqesore, dmth pas shatës dhe lopatës, dhe nqse sistemi kishte nevoje per pune krahu edhe neper qytete si zona industriale, i merte të kontrolluar. Hapja apo ndërtimi i banesave të reja nëpër qytete ishte praktikbërja e ketij LIGJI TË MADH. Me prishjen e sistemit fshataresia që mbahej nga ky LIGJI I MADH, u derdh si ortek mbi qytete duke i kthyer ata në haure bajgash si dhe futje të fuqishme të psikologjisë fshatare duke shkatërruar cdo gjë të mirë. Vrasjet apo tentativa vrasjesh ordinerlleku qe kane kapluar qytetet tanë keta 30 vjet, janë si pasojë e tkurrjes së qytetarizmës dhe dominim fshatarsisë!

    Përgjigju
    • Ana: 12/08/2019 19:25

      Shum e vërtetë !

    • vjeshta: 12/08/2019 14:59

      Ke të drejtë për ligjin e pasaportizimit.Por doja të dija cili ishte neandërtali i familjes tënde që doli ne qytet, gjyshi apo babai?

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave