SHKODËR- Ndiqen nga Tirana dhe arrestohen në Shkodër 3 persona që sot në orët  e pasdites plagosën me thikë në kryeqytet 2 të rinj.

Të prangosurit, Albi e Ermald Djepaxhiu dhe Gerald Mithi plagosën me thikë pranë Fakultetit të Inxhinerisë dhe Ndërimit dy të rinj, Rigers Mançellari dhe Aderklajd Mydini.
 
Sipas policisë, 3 autorët u ndoqën nga Tirana dhe u arrestuan në Shkodër sot në mbrëmje. Ndërkohë që në banesën e të arrestuarve, policia ka gjetur dhe ka sekuestruar edhe një armë zjarri tip kallashnikov.

Ndërkaq, policia do të vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në Tiranë.
 
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)