Plagosi Ina Nuken, flet autori Daniel Dobra: Hodha tre kapsolla, por nuk doja t’i dëmtoja/ Policia: E gjetëm nga pamjet

TIRANE-REPORT TV ka zbardhur dëshminë e 18-vjeçarit Daniel Droba, i cili u arrestua dje me akuzën e plagosjes së efektives së "Shqiponjave" Ina Nuka, pasi gjatë protestës para Kuvendit në drejtim të saj hodhi kapsollën që i hoqi dy gishtat (lexo këtu). Daniel Droba u mor në pyetje menjëherë pas arrestimit duke pranuar se ka hedhur kapsolla gjatë protestës së banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Ai ka deklaruar se ka hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave, por nuk ka pasur qëllim të dëmtojë policët.

Unë kam hedhur tre kapsolla në drejtim të llamarinave. Nuk kam pasur qëllim të dëmtoja policët

Dëshmia e Daniel Droba

Policia deklaron se hedhja e kapsollës nga i riu në drejtim të polices është e dokumentuar me pamje filmike, ndërsa mohon akuzat për dhunë ndaj 18-vjeçarit.

18-vjeçari është intervistuar dhe marrë në pyetje në prani të avokatit. Askush nuk ka dhunuar apo goditur Daniel Dobrajn. Hedhja e kapsollës në drejtim të policisë dhe polices Ina Nuka është e dokumentuar me pamje filmike. Akuzat për dhunim të Dobrajt janë të pavërteta.

Policia e Shtetit

18-vjeçari u ‘kap’ nga kamerat së bashku me disa persona të tjerë duke hedhur kapsolla në protestën e para dy ditëve para Kuvendit. Ai rrezikon nga 3 deri 5 vite burg. Daniel Droba pas protestës u ndalua pranë "Ushtarit të Panjohur" nga disa policë. Por në ndihmë të tij mbërritën të afërm, përfshirë edhe të atin, protestues dhe deputetë të LSI si Luan Rama, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi duke ia hequr policisë nga duart Droba, ndërsa nuk munguan as aktet e dhunës në drejtim të efektivëve të uniformave blu, të cilët goditen nga protestuesit e tjerë (lexo këtu). Pas disa minutash tensioni policia vendosi mos ta shoqërojë 18-vjeçarin, por arratia e 18-vjeçarit zgjati vetëm 24 orë, pasi u prangos pasditen e djeshme në rrugën "Babë Rexha", pranë "Pallatit me Shigjeta" në kryeqytet.

Në ngarkim të 18-vjeçarit janë referuar materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Ndërkohë që nesër para gjykatës së bashku me Daniel Droba do të dalin edhe protestuesit e tjerë që janë arrestuar për të cilët prokuroria ka kërkuar masën ‘arrest me burg’.

Policia kerkon burg per 6 demonstruesit

Nga protesta u plagosën 15 efektivë, mes tyre efektivja Ina Nuka, ndërsa u shoqëruan 25 persona, nga të cilët 6 u mbajtën në burg dhe nesër prokuroria do të kërkojë masën ‘arrest me burg’. Protestuesit për të cilët prokuroria do të kërkojë arrest me burg janë; Fluturim Goleci, Ruzhdi Daci, Marsel Velillari, Dorjan Protoduari, Amarildo Sinanaj dhe Shpati Bilbilaj. Ata akuzohen për;  “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”,  “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 25/11/2018 17:30

    Ne Shqiptaret kurr nuk kemi pas hajr prej Dobrav as Dautav...ky esht ni qebesir ashtu siq e ka edhe mbiemerin...ore i mjer a ke motet ti...i mjer ti...te mjer familja e jote ...e mjer partija qe te mbron....

    Përgjigju
  • [email protected]: 24/11/2018 16:37

    Amon se e bot si me qen Pablo Escobar, fishekzjarr qe blehen ne treg kishte , do thoni ju kur jan kaq te rrezikshem pse lejohen te shiten , qe fati keq i polices qe i preu gishtat por dhe ky djali jam i sigurt qe se ka bere me qellim pamvarsishte se fajo do ti ngelet .

    Përgjigju
    • mario: 24/11/2018 21:17

      ajo qe i ndothi polices te ndothet ty o injorante

    • Artol: 24/11/2018 21:09

      Nese vajza shum gjynah se eshte shum e re , Uroj ti kthehet dora si me pare, Po aman protestat mund te jen dhe te dhunshme ca foto nga protesta ne France policet ishin ne mest te flakve te molotove , por veshjet i shpetuan , pse vajzen e shkret e nxorren pa mbrojtje doreza e skafandro apo keshto i pelqen Edid flijon Policet per ti viktimizuar demek protestues halabak etj, kushdo te ngelet pa shtepije normal do acarohet pamvarsisht se jan pa leje nga premtimet politikejan genjyer.

    • ke_te_drejte: 24/11/2018 17:36

      edhe thikat blehen ne treg por jan per te prere molle jo koka njerezish, tani nqs dikush shkon dhe I pret koken dikujt ska faj eshte thjesht ai qe i pritet koka pa fat. ne treg shiten dhe blehen shume gjera me te cilat behen edhe bomba....

  • Justice: 24/11/2018 15:59

    Pislliku vogel

    Përgjigju
  • CaBone: 24/11/2018 15:54

    Ore ca mereni me ket qyrranjosin aman, ky eshte nje qyrre qe rrin rrugve si capi dhe del per nai 1000 leksh te vogel tu bo gangsterrin. Un te jem si ato polict qe te kan ne dor tani te beja lala r..t ty ashtu si ti ja thoje ati policit dje dhe qe tentoje ti gjuje, ti me ate surrat. Dhe nje koment per Robshin se pi enlexoja pak me posht. You are a twat with your spasticated coments.

    Përgjigju
    • Fraiku: 24/11/2018 20:34

      O Robshi ta mbajne pak ne burg jo shume, 2 - 3 muaj, te kerkoj falje ne publik dhe ta lirojne. Por duhet ta kuptoje qe nuk goditet policia e shtetit per qefun e Mones, Likes dhe Lulit. Ligjerisht i takon te rrije gjate ne burg.

    • Robshi: 24/11/2018 16:37

      Po mire mo me fal per komentin harrova se ne komunizem eshte si delet mendim kolektiv...edhe une si ty mendoj rrofte hashashi se ta ben trurin me miza...

  • Bora: 24/11/2018 15:26

    Shko kerkoi falje polices dhe distancou nga dhoma dhe politika e shines. Mos kujto se ata LSI do ta bejme babain tende minister? Ata nuk munden se nuk i zgjedh njeri. Ike mish per top.

    Përgjigju
  • FATMIRI: 24/11/2018 15:19

    KELEGET E INES NE POLICI KETI BASTARDIT TI PRESIN GISHTAT DHE TA BEJN QE MOS TE QENDROJ NE KEMBE PER 20VJET KETA MONSTRA QE VRASIN NJERZ NUK I DUHEN SHOQERISE FAMILJEN TE PERZEN NGA TIRANA SE JAN FAMILJE ORDINERE TE PRIRUR PER VJEDHJE DHE KRIME

    Përgjigju
  • Cuni nga burgu: 24/11/2018 14:51

    Mezi po e presim pjeshkun e LSI.Ky legen bashke me ata maskarenjte e tjere te Unazes se Re qe erdhen nga gopi semes dhe zune token duke paguar te Besnik Fucia tani duan qe vjedhjen dhe grabitjen e tyre ta paguaj une me taksat e mia.Nese me taksat e mia do paguhen grabitesit harram iu befshin

    Përgjigju
  • Loku: 24/11/2018 14:18

    Po per ate qe i gjuajti policit pse nuk ngritet akuze? Po per deputetet pse nuk ngrihet akuze? Se po te ishin njerez normal do akuzoheshin per favorizim

    Përgjigju
  • Sifi: 24/11/2018 13:59

    Ti ribshi qe mbron kriminelet qe qelluan policine cfar m***tin do . Ju nuk jeni burra, por burra k***rva qe dilni me keto komente . Kalama me hedh kapsolla kunder policise ? Pse nik priotestou pa dhune ,dhe nuk do kushim keto ngjarje . Heren theter provoje ti te perdoresh dhune kunder policise ,dhe te hash nji te rrafme te mire se ke hak

    Përgjigju
  • FREDI: 24/11/2018 13:51

    Nuk duhet te kalojme ne ekstreme ,por duhet te shohim se si nje brez i ri eshte dhe vazhdon te infektohet me nje politik te till ekstreme ,ne vend qe brezi i ri qe te sjelli politik europjane kultur dhe mirkuptim ,shohim kete shfaqe te turpshme .duhet qe brezi i ri duhet ti japi kuptim tjeter ketij vendi te lodhur nga politike .

    Përgjigju
  • Agimi: 24/11/2018 13:41

    Luli dhe Berisha pran grave ne shtepi, kurse ti tu korrisoret e burgut. A te shplaft mortja, bjeri me dor tani ne kete mosh te bukur

    Përgjigju
  • Erik: 24/11/2018 13:40

    Edhe nga video kur te ndaluan heren e pare dukej agrisiviteti yt, lere çfare thua se nuk doje t'i demtoje policet. Ty te kishin kap prej duarsh dhe nuk permbaheshe me lum te sharrash dhe gati te godisje policin perballe. E bere ate faj, do i dalesh per zot tani. Shtepine s'do e mbrosh dot se do ta prishin, sakatove nje femer dhe do kalosh nje kohe te mire te jetes brenda ne burg. Asgje nuk fitove nga ky agresivitet.

    Përgjigju
    • Emigranti: 24/11/2018 18:05

      Fiks eshte fati I tij tashme. Shko dhe Provo

  • RRUQJA: 24/11/2018 13:39

    Pse e dredh o trm haleje .pse ben tani gjinofqarin o pjell e krimit .Burri kur bab nje gje e ban me bindje jo si halabak .Pse qahesh tani ti ke mbeshtetjen e deputeteve kok lops nga martaneshi Luan pordhes dhe deputetit Brahim mllarit mos u qaj o djal se ti sa do te rrojsh ke gjak vrasesi dhe ligji do te vrasi .Pse sja hodhe vrasesit te 21 janarit Lulzim Hollandezit po ja hodhe motres tate .Fluturove me pras ne byth per ti ber qejfin Deputeteve kriminela mbaje tani .Mjer familja dhe shoqeria per djem si ju

    Përgjigju
  • Robshi: 24/11/2018 12:55

    o burra propagande, nje here duke bere pune duke hedhur balte ne adrese te kalamanit jo shpellar jo barbar etj etj pastaj gjykim popullor...ore robsha ka hedhur tre kapsolla fucking kapsolla qe edhe 15 dite dhe gjithe te miturit e tiranes do fillojne te hedhin ne cdo lagje...te jeni te bindur se te donin te demtonin njerez eshte me e lehte te gjejne granate se kapsolle nga ato lagje...

    Përgjigju
    • xreport: 24/11/2018 14:02

      ca te them ta thot emri

  • raul: 24/11/2018 12:07

    dhe kur te dalesh nga burgu mor fytyre e poshter do te gjuajne femijet rruges me gure se njerzit do te tregojne me gisht ne rruge duke te thene;;;po kalon nje vrases femrash,,,,,

    Përgjigju
  • xreport: 24/11/2018 12:04

    a met kriminel i vogel.... do rritesh ne burg 9 vjet po more me pak luan rama ka derdh leka

    Përgjigju
  • Turi: 24/11/2018 11:58

    Dhe nuk thuhet NUKUT, por INA NUKES

    Përgjigju
  • Spartak Hasanaj: 24/11/2018 11:57

    duhet denuar per tentativ per vrasje.

    Përgjigju
  • Turi: 24/11/2018 11:55

    Aq te veshtire e keni tia thoni tamam mbiemrin polices. Mbiemrin e ka “NUKA”

    Përgjigju
  • Al. Ne: 24/11/2018 11:52

    Luli ne shpi te vet Sala ne shpin e vet e kaluan naten. Po ti o budalla ku flejte ? Kshu marin ne qaf rinuncia kta politikanet tane perdorin fjalen e tyre e forcen e te tjereve per interesat personale. Zoti ju pafte si beni e ju ndeshkoft ke njeresit e juaj e te kujtoni prinderit e ketij djali si po vuajne.

    Përgjigju
    • Fraiku: 24/11/2018 12:37

      Pikerisht kete nuk kuptojne keta.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë