Plagosi Ina Nukun me kapsollë në protestë, Daniel Drobaj: Policët më goditën në gishtat e dorës

Plagosi Ina Nukun me kapsollë në protestë, Daniel Drobaj: Policët më goditën në gishtat e dorës

Momenti kur Daniel Drobaj u tentua të shoqërohej nga policia, por shpëtoi pas ndërhyrjes së deputetëve të LSI-së

Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar një raport me kronologjinë e protestës së banorëve të Unazës së Re që prej nisjes së kundërshtimit të projektit nga ana e tyre. Në raport theksi kryesor vendoset te protesta e 22 nëntorit para parlamentit, ku u plagosën 15 efektivë police, mes tyre efektivja Ina Nuka, që humbi dy gishta nga kapsolla që hodhi 18-vjeçari Daniel Drobaj (lexo ketu). Avokati i Popullit thotë se ndër protestuesit e ndaluar vetëm D.D., që është Daniel Drobaj ka denoncuar se është dhunuar nga punonjësit e policisë në gishtat e dorës së djathtë.

“Shtetasi D.D. ishte ndaluar në datën 23.11.2018, deklaroi se, në datën 22.11.2018 kishte marrë pjesë në protestë sepse edhe familja e tij prekej nga projekti i Unazës së Re. Pasi ka mbaruar protesta, rreth orës 12:15, në afërsi të Hotel “Plaza” ishte rrethuar nga një grup policësh civilë të cilët e kanë dhunuar atë duke e goditur me shqelma në pjesën e të ndenjurave dhe në gishtat e dorës së djathtë.

Sipas tij, nga goditja e marrë i ishin ndrydhur dy gishta të dorës së djathtë, ai tregues dhe i mesit. Me ndërhyrjen e disa protestuesve ai ka mundur t’u shpëtojë policëve dhe pasi ka hipur në një taksi është larguar dhe është fshehur për 24 orë. Gjithashtu ai pretendoi se në momentin që ishte kapur nga punonjësit e policisë tek Qendra tregtare “Globe” ishte goditur me shqelm në brinjën e djathtë nga një polic civil.

Sipas tij, edhe gjatë rrugës në makinën e policisë dhe në momentin që e kanë zbritur nga automjeti në oborrin e DVP Tiranë ishte dhunuar nga policiët duke u goditur me grushta dhe shpulla në kokë e në trup, por sipas tij nuk kishte asnjë gjurmë të dukshme për shkak të profesionalizmit të tyre”thuhet në raportin e AP.  Ndërkohë që pas dëshmisë, AP shprehet se grupi i inspektimit ka konstatuar se përveç shenjave të një lëndimi të dukshëm në dorën e të Daniel Drobajt nuk ka pasur raportim tjetër prej dy të miturve për ndonjë shenjë tjetër të dukshme në trup.

Daniel Drobaj u arrestua në datë 23 nëntor për plagosjen e efektives së "Shqiponjave" Ina Nuka, pasi në drejtim të saj hodhi një kapsollë. Report Tv siguroi videon e momentit të ndalimit të 18-vjeçarit pranë "Ushtarit të Panjohur" nga disa policë. Por në ndihmë të tij mbërrijnë të afërm, përfshirë edhe të atin, protestues dhe deputetë të LSI si Luan Rama, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi. Ata arrijnë t'ia heqin policisë nga duart Drobajn, ndërsa nuk mungojnë as aktet e dhunës në drejtim të efektivëve të uniformave blu, të cilët goditen nga protestuesit e tjerë (shiko këtu).

Pas disa minutash tensioni policia vendos mos ta shoqërojë 18-vjeçarin, dhe kur e lirojnë pas ndërhyrjes së deputetëve të opozitës, në tension e sipër ai sërish tenton të godasë policët. Por arratia e 18-vjeçarit zgjati 24 orë, pasi u prangos në datë 23 nëntor, ndërsa gjykata e la në burg pa afat për plagosjen e polices Ina Nuka (lexo këtu) që është transportuar në Turqi për mjekim të specializuar, pasi humbi dy gishtat nga kapsolla që hodhi i riu në drejtim të saj në protestë (lexo këtu).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Goliku: 28/11/2018 17:55

    Ti duhesh varur në mes të Tiranës! Por bravo të qoftë se nuk kemi shtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë