Atentat për tradhti/ PAMJET kur polici lëshon 6 plumba ndaj 45-vjeçarit në Tiranë! Gruaja e efektivit pranon lidhjen me kolegun te ERE

TIRANË- Efektivi 46-vjeçar Erjon Goxhara, vijon ende të jetë në arrati, pavarësisht negociatave me kolegë e familjarë, përfshirë edhe një bisedë me thirrje për vetëdorëzim të kryepolicit të Tiranës, Tonin Vocaj. 

Goxhara, baba i dy fëmijëve, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike pasi lëshoi 6 plumba me ndaj Lorenc Kostës, 45-vjeçarit i cili kishte lidhje me gruan e policit, fakt i pranuar nga bashkëshortja pasi është marrë në pyetje nga hetuesit.

Historia jashtëmartesore duket se ka marrë jetë në ambientet e punës, pasi Kosta është inxhinier elektrik te Enti Rregullator i Energjisë, i njëjti institucion shtetëror, ku punon juriste edhe bashkëshortja e efektivit.

pamjet e siguruara nga Report Tv nga kamerat e sigurisë së një lokali, ora shënon 14:20 dhe burri në trotuar është 45-vjeçari Kosta. Para tij, sapo ka zbritur nga automjeti, del efektivi me bluzë të kuqe, i cili nxjerr pistoletën dhe nis ta qëllojë me plumba në këmbë, pranë rreth-rrotullimit te komuna e Parisit. 

Shënjestrën e tij të shtrirë në tokë të plagosur, polici e ka filmuar, për arsye që nuk dihen, por e sigurt është sipas hetuesve, se këto pamje nuk kanë mbërritur në telefonin e gruas së tij.

I plagosuri me origjinë nga Berati e banim në Tiranë, është nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës pas ndihmës së parë që mori nga kalimtarë të rastit, ndërsa ndaj autorit, policia ka ngritur akuzën e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë.

Goxhara, më herët ka qenë komandant i repartit Shqiponja ndërsa së fundi punon në Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, pozicion të cilin e humbi pasi menjëherë pas plagosjes, kryepolici Vocaj njoftoi largimin e tij nga radhët e uniformave blu.

Operacionet e kërkimit të forcave RENEA janë përqendruar në periferi të kryeqytetit, me dyshimin se Erjon Goxhara ndodhet në malin e Dajtit. Për këdo që jep informacion mbi vendndodhjen e 46-vjeçarit, policia ka shpërblim shumën 10.000 euro duke siguruar anonimatin e plotë.

Dinamika e ngjarjes

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 të 19 gushtit 2024. Efektivi 46-vjeçar ka vepruar me gjakftohtësi për të plagosur Lorenc Kostën. Ky i fundit ka qenë duke ecur në këmbë në afërsi të kompleksit ‘Kika2’, ndërsa efektivi i policisë ka qenë me makinë. Efektivi ka ndaluar dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur. Pas kësaj i ka bërë foto të plagosuri, i cili ishte i shtrirë në trotuar dhe i mbuluar me gjak.

Pas ngjarjes së rëndë, Goxhara është larguar me mjetin e tij në drejtim të banesës së tij, ka marrë një çantë me vete dhe menjëherë është larguar. Dyshohet se ai është larguar drejt Dajtit, ku edhe janë përqendruar kërkimet e policisë.

1724138214_lorenckosta.jpg

I plagosuri Lorenc Kosta 

 

1724107257_polici.jpg

Autori, Erjon Goxhara, efektiv

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:14
Report Tv siguron videon, momenti kur efektivi plagos 45-vjeçarin te Komuna e Parisit! E qëllon disa herë dhe ikën me vrap

Report Tv ka siguruar pamjet e plagosjes me armë të 45-vjeçarit Lorenc Kosta një ditë më parë në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë. Në pamjet e kamerave të sigurisë, dallohet momenti kur 45-vjeçari Kosta po ecën në këmbë në trotuar. Aty mbërrin me makinë punonjësi i policisë, Erjon Goxhara 46 vjeç. Ky shkon drejt Kostës dhe nis ta qëllojë disa herë me pistoletë në drejtim të këmbëve.

Më pas Goxhara largohet me shpejtësi. 45-vjeçari mbetet i shtrirë në tokë, i mbuluar me gjak dhe ndihmën e parë ia kanë dhënë kalimtarë të rastit.

Kosta ndodhet ende në spital, ndërsa  efektivi është ende në kërkim. 10 mijë euro janë vënë në dispozicion për këdo që jep informacione që çojnë në kapjen e tij.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tan uka: 20/08/2024 15:51

    Legenat e osshe s

    Përgjigju
  • Gruja: 20/08/2024 15:42

    Po kur e keni grun kurve pse e kerkoni te tjetri O milet ?! Dhe ku komenteve paskeni te njejta probleme me duket, Se thoni mire ka ka ba!!! Pse sja futi grus ai qe u q.. si lopa, Po i ra hallexhiut qe i eshte ofru vete sic ndodh perdite Rendomte se meshkujt shqiptare vetem namin kane Se kshu se leshojne birren nga dora me shoket Dhe se leshojne telefonin e i pad duke pa ndeshje E lujt lojra me femren ne shpi qe e lene pa respektu.

    Përgjigju
  • Tironsi01: 20/08/2024 15:02

    Kur do hynte ne fuqi ai ligji me 3 vjet burg per tradheti bashkshortore ?? ????????????

    Përgjigju
    • Artan: 20/08/2024 15:45

      po pse me gruja ja ka fakìjin qe eshte hajvan ky? boll me me damkosjen e gruas. Ky zoteria eshte nje i rritur qe mban pergjegjesi per ate qe ben. Nuk ka faj gruaja por koka e ketij

    • Beni: 20/08/2024 15:43

      Mos ndodhte se shkon 90 % e femrave ne burg Plas lufta pastaj...

  • Shkodra: 20/08/2024 14:36

    Kur ne shkoder alma arrazi vrau femit e vet e arrestuan burrin per instigim vrasje e vetvrasje. Tesh pse nuk arrestojn kyt per intigim vrasje po kerkojn ky policin si ka ra viktim e ktyre te digjenerumve.

    Përgjigju
    • Artan: 20/08/2024 15:47

      po ca viktime me ? mjafton te ndahesh dhe mbaroi puna, secili ne punen e vet. Por egoja eshte gje e poshter se ben qe te besh keshtu veprimesh

  • Altin: 20/08/2024 14:09

    Grua me femije me burr me te pamshem vete me nje burr si plak dhe pranon qe ka lidhje jasht martesore.Edhe kjo pler femer duhet denuar se per pak vrau njerz.Keto qe nxisin dhune plagosje dhe vrasje duhen denuar njesoje si autori qe kreu nje krim.

    Përgjigju
  • Era e re: 20/08/2024 12:59

    E njoh Erionin si nje djale te shkolluar dhe me vlera qytetare. Por ky eshte nja gabim qe nuk duhej bere nga ky djale sido te kete qene situata. Shpresoj te dorezohet sa me shpejt dhe te perballet me veprimet e tij. Dorezohu Erion! Ti je burre me shpirt te madh dhe ti me mire se kushdo tjeter e di si funksionon ligji. Nuk mund te arratisesh nga ky veprim. Dorezohu dhe mbaj pergjegjesi per veprimet e tua sado te hidhura te jene.

    Përgjigju
    • Batoja: 20/08/2024 14:27

      Bravo ! Ti je tamam Rilindas, qe predikon urtësi e mirësi

  • Ta rras lala: 20/08/2024 12:25

    Nuk i mjaftonte pula e vet, apo pula e huaj eshte me e mire

    Përgjigju
  • Ismeti: 20/08/2024 12:24

    PO PSE GACMOHET GRUJA E TJETRIT... NAN ME DY KALOMOJ NGA 20 VJEÇ.... MOR FIS PREDH. PO TI E MERITOJE PLUMIN NBALL. KUJDO TI NDODHTE QOFT POLIC APO NJERI I THJESHT NUK DUHET TË DËNOHET....

    Përgjigju
    • Lezhjani: 20/08/2024 14:45

      Nuk i ka ngacmuar gruan, i ka pas gruan dashnore, e pranoj ajo vete se ka lidhje jashtë martesore

    • Doni: 20/08/2024 12:42

      Te lumte goja vlla

  • Linza: 20/08/2024 10:29

    Mire ja beri plehres qe i ngacmonte gruan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

A ndikon stili i jetesës tek plakja e trurit, çfarë duhet të dini

A ndikon stili i jetesës tek plakja e trurit, çfarë duhet të dini