Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!
Vendi ku ndodhi plagosja në Greqi
Vendi ku ndodhi plagosja
Vazhdojnë hetimet e autoriteteve greke për autorët e atentatit në Varkizë, pas informacioneve të dhëna nga viktima, një 50-vjeçar shqiptar, që punonte si kopshtar.
Policia greke dyshon se sulmi ka ndodhur për motive personale, që lidhen me një sherr të tre muajve më parë mes të plagosurit dhe autorit, i cili kishte si përforcim edhe tre të tjerë. Vetë shqiptari tregoi emrin e autorit për oficerët pasi mbërriti në spital.
Por rrethanat e pasngjarjes kanë qenë tronditëse, referuar dëshmive. Një grua që punonte si shitëse në dyqanin aty pranë, tha se i plagosuri thirri për ndihmë. Ajo shkoi atje dhe e gjeti të përgjakur, teksa mbante barkun me dorë, informon media greke.
Gruaja që telefonoi EKAV-in dhe i dha ndihmën e parë 50-vjeçarit tha:
“Burri kërkoi ndihmë. Atij i rridhte shumë gjak. Unë dhe një zotëri tjetër thirrëm EKAV-in dhe erdhën menjëherë, lajmëruam edhe policinë. Thjesht i vura një peshqir dhe i thashë të qëndronte pa lëvizur”.
Sipas policisë, shqiptari kishte goditje në pjesën e brinjëve, në veshka, të paktën 4 prerje thike.
Lajmi kryesor:
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alarm në Greqi, ujërat e zeza të Athinës të ‘mbingopura’ me kokainë! Dyfishohet konsumi i drogës gjatë festave, ulet niveli i COVID-it
25 Dhjetor, 17:15
-
Greqi/ U plagos me thikë pas shpine në sulmin nga 4 persona, kopshtari shqiptar u tregon oficerëve emrin e autorit! Motivi, përleshja tre muaj më parë
25 Dhjetor, 16:55
-
Greqi/ Plagoset me thikë pas shpine 50-vjeçari shqiptar, e sulmuan 4 persona! Autorët udhëtonin me makinë dhe motor
24 Dhjetor, 16:06
-
Itali/ U kap duke shitur kokainë, 29-vjeçari shqiptar lirohet pasi pranoi akuzën, dënohet me kusht (EMRI)
24 Dhjetor, 15:54
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
Bie numri i shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi
23 Dhjetor, 16:14
-
Greqia dhe Italia, ku ka më shumë shqiptarë, kanë emigrantët më të mbikualifikuar në Europë
23 Dhjetor, 09:34
-
Pas masakrës së Magdeburgut/ Blindohet Greqia, masa të shtuara të sigurisë për 15 ditët e ardhshme
23 Dhjetor, 08:23
-
E reja italiane goditet 30 herë me thikë nga ish-i dashuri në vendin e saj të punës
22 Dhjetor, 17:53
-
Shpërndanin drogë në Greqi, 4 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë
22 Dhjetor, 11:14
-
Itali/ Do trafikonin 2 kg kokainë, arrestohen shqiptari dhe italiani! U sekuestrohen edhe hashash e valutë
21 Dhjetor, 21:42
-
Itali/ Trafik kokaine nëpërmjet ‘WatsApp’, kapet në ndjekje 23-vjeçari shqiptar! I sekuestrohen armë dhe euro cash
21 Dhjetor, 19:39