Dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga Policia, në lidhje me tirane-dyshohet-per-nje-person-te-plagosur#614263">plagosjen e dyfishtë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Bëhet me dije se janë shpallur në kërkim Njazi Kulla, 25 vjeç dhe Besart Pashkaj, 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Aldo Gjinit, autori kryesor i ngjarjes, i cili la të plagosur Altin Gjokën, 32 vjeç dhe Jetmir Marashin, 28 vjeç.
Kulla dhe Pashkaj kanë qenë bashkë me autorin e ngjarjes në lokalin ku ndodhi sherri, dhe pas ngjarjes u larguan. Bëhet me dije se janë ushtruar kontrolle në disa zona të Tiranës dhe jo vetëm, por deri tani nuk ka pasur rezultat për kapjen e tyre.
Në cilësinë e provës materiale Policia ka sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim të Aldo Gjinit.
Ngjarja u regjistrua në rrugën "Todi Shkurti" në kryeqytet, ku dy të plagosurit, Aldo Gjini dhe dy shokët e tij, u konfliktuan pasi 'fërkuan' makinat në lëvizje.
Për të parë se kush e kishte fajin në përplasjen e automjeteve, ata tentuan të shohin kamerat e sigurisë së lokalit, por kjo shkaktoi një sherr verbal mes tyre dhe Aldo Gjinit.
Ky i fundit nxori pistoletën dhe qëlloi në drejtim të Gjokës dhe Marashit për tu larguar më pas me shpejtësi me makinë. Pas ngjarjes, Gjini është larguar me një makinë me targa AA001RN.
Aldo Gjini rezulton emër i njohur për policinë, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga EUROPOL për akuzat tentativë vrasje, trafikim armësh dhe municionesh luftarake. Ai dyshohet autor i një plagosje të ndodhur më 24 nëntor të viti 2020 në Luksemburg. Po ashtu, në vitin 2016 ai është arrestuar në Itali, për shpërndarje droge. Në pranga, asokohe ranë edhe vëllai tij, Andis Gjini.
Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Makina tip Audi e autorit Aldo Gjini
/LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?
-
Mjaftueshëm
8.8%
-
Pak
21.6%
-
Shumë pak
69.6%
Vota total: 4104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kolumbia sjell në pranga Admir Tutajn, furnizonte me armë klanet kriminale shqiptare në Angli! Mbante dhe identitet të dytë, dosja dhe detajet
19 Shtator, 14:24
-
Skandali me diplomat e Universitetit Wisdom, Prokuroria e Tiranës nis hetimet për falsifikim! Kallëzime nga pronari italian dhe rektori shqiptar, sekuestrohen dokumente
19 Shtator, 12:38
-
Tiranë, 15 vjeçari godet me thikë shokun brenda në ambientet shkollës private! E denoncoi në polici adoleshenti i plagosur
19 Shtator, 12:28
-
Dhuna në familje mbetet problem/ 8 raste u denoncuan brenda 24 orëve në Tiranë e Korçë, gratë pajisen me urdhër mbrojtjeje
19 Shtator, 11:13
-
VIDEO/ Kosova i kishte dënuar me 2 vite burgim për prodhim e shitje droge, arrestohen për ekstradim 2 të kërkuarit nga Tirana
19 Shtator, 09:38
-
Tiranë/ Me ‘Audi’ të blinduar e armë me vete, arrestohet 30-vjeçari nga Gjirokastra! Mjeti me targa gjermane
19 Shtator, 09:15
-
Vodhën çanta firmato me vlerë rreth 15 mijë € në një apartament në Astir, arrestohen 3 'skifterat' nga Fushë-Kruja! Në pranga edhe pronari i një argjendarie (EMRAT+VIDEO)
18 Shtator, 16:47
-
Pjesë e grupit të organizuar kriminal, GJKKO kalon për proces për 5 akuza dosjen e ish-shoferit të MB dhe 3 familjarëve të tij! Pranohet gjykimi i shkurtuar, mbi 2,1 mln euro të përfituara
18 Shtator, 11:33
-
Përgjimet/ 'Pronari i 'Wisdom' i dhuroi çantën Louis Vuitton presidentes së ASCAL': Ja dhamë me zemër, hahaha...! MAS: Po ndiqet procedura për të mbyllur kolegjin Universitar
17 Shtator, 13:42
-
Tiranë/ U bllokua në banesën që kishte rënë zjarr, policia shpëton 19 vjeçaren
17 Shtator, 12:24
-
'MED24'/ Tirana mbledh të rinjtë nga 25 shtete të botës! Videomesazhi i Papa Franceskut: Bëhuni zëri i atyre që s'dëgjohen! Jeni e ardhmja e Mesdheut
17 Shtator, 11:24
-
Ish konkurent i Big Brother/ Ja cili është një prej të arrestuarve të 'Tempulli 4'! Punonte si menaxher lokali nate në 'bllok', shpërndante kokainë për klientët VIP
16 Shtator, 11:00