'Rusia vazhdon të shënjestrojë infrastrukturën e energjisë', Von der Leyen vizitë sot në Kiev, diskutime lidhur me mbështetjen për Ukrainën

'Rusia vazhdon të shënjestrojë infrastrukturën e energjisë', Von der Leyen vizitë sot në Kiev, diskutime lidhur me mbështetjen për Ukrainën

Presidentja e KE-se Von der Leyen

BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, më 20 shtator po zhvillon vizitë në kryeqytetin ukrainas, Kiev, për të diskutuar mbështetjen e Evropës, përgatitjet për dimër, mbrojtjen dhe përparimin sa i përket kredive të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7).

“Vizita ime e tetë në Kiev vjen në kohën kur nis sezoni i ngrohjes, dhe Rusia vazhdon të shënjestrojë infrastrukturën e energjisë”, të Ukrainës, shkroi në X von der Leyen.

Një ditë më herët, ajo tha se 160 milionë euro nga asetet e ngrira ruse do të alokohen për të përmbushur kërkesat urgjente humanitare të Ukrainës gjatë këtij dimri.

Rusia ka shkatërruar rreth 9 gigavatë të infrastrukturës së energjisë të Ukrainës, që von der Leyen tha se janë “fuqi e barasvlershme e tri shteteve baltike”.

Presidentja e KE-së tha po ashtu se BE-ja synon të rivendosë kapacitete gjeneruese të energjisë prej 2.5 gigavatësh, gjë që sipas saj, do të rriste edhe eksportet për të furnizuar Ukrainën me 2 gigavatë energji elektrike. Gjatë vizitës në Ukrainë, udhëheqësja evropiane do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe me zyrtarë të tjerë. Vizita e saj e tetë në Ukrainë po zhvillohet teksa forcat ukrainase që nga gushti po kryejnë një ofensivë në rajonin rus të Kurskut, dhe forcat ruse po vazhdojnë ofensivën e tyre në lindje të Ukrainës./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Titi: 20/09/2024 08:46

    Kjo nepërka bashkë me qelbësirat e tjerë në vend që të kërkojnë një zgjidhje të konfliktit po e cojnë drejt shkatërrimit të plotë të ukrainës

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut

‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut